Arben Labenishti
Manastir, nga 14 deri në 22 nëntor 1908. Me mbështetjen e pakursyer të derës të fisme të Qiriazëve, e cila në ato mote ishte vatër shqiptarizme, misionarët e kombit që luftonin me penë e pushkë për ta bër shtetin, njësuan shkronjat. Me alfabetin e unifikuar, çdo shqiptar apo i huaj, njëlloj do ta shkruante një nga gjuhët më të lashta të botës, gjuhën shqipe të ardhur nga ilirishtja e cila kishte nënë pellazgjishten.
Gjuha shqipe e moçme sa populli ynë, së bashku me tokat shqiptare, përbëjn pasuritë më jetike te kombit tone. Historia e gjuhës tonë, ështe e lidhur ngushtë me historinë dhe me kulturën shpirtërore e materjale të atyre që e flisnin dhe vazhdojn ta flasin, shqiptarëve. Ajo, u ka rezistuar rrebesheve të shekujve, përpjekjeve të pushtuesve romak, slavë, grekë, osman, për ta çrrënjosur atë me qëllimin e vetëm asimilimin e shqiptarëve. Edhe pse gjuhët e pushtuesve, me trysnin e tyre kanë lënë gjurmë të lehta tek gjuha shqipe, në mënyrë shkencore është vertetuar, se, gjuha shqipe, i ka ruajtur tiparet e saj thelbësore dhe përbën tiparin dallues, themelin e idenditetit tonë kombetar.
Në gjykimin tim fryma e Kongresit të Manastirit, si ndërgjegje, përgjegjshmëri dhe vizion për të ardhmen e kombit tonë, është një domosdoshmëri për t’i kaluar me sukses sfidat e kohës të sotme, të cilat do ta sjellin të nesërmen e ndritur të fëmijve tanë.
Na duhet një rilindje që do të na ndante përgjithmon nga mendësia e dëmshme dhe djallëzit.


Leave a Reply