Nga Migjen Kajtazi/
Javen e kaluar, duke pirë kafe me shokun timë Alban Ismajlaj, si zakonishtë filluam bisedën me tematë aktuale. Zgjedhjet politike në Zvicër ishte tema e parë që u prekë dhe si të tillë u munduam ta analizojmë fitoren e të djathëtëve. Një ndër shkaqet që mundojshim të gjejmë në humbjen e të majtëve ishte edhe fakti që në listën e kandidatëve ishin shumë të rinjë zvicran me origjinë të huajë, të diplomuar dhe shkolluar por që në faktë për neve këta të rinjë nuk kan pasur qasje kurrë me komunitetet të cilëve ju përkasin dhe të cilëve ju kërkojshin votat. Kjo mosqasje me interesat e votueseve mundemi të shofim edhe në parlamentin e Kosovës ku nga Tvshou këta parlementar u bën të njohur në mediat e ndryshme botërore .
Me një analizë që vjen nga kafeja e shpeguam lidhëshmërin e fortë të deputeteve të Kosovës me postin e të qenuritë deputet . Pra, të qenurit deputet si profesion …
Për mua dhe Albanin që jetojmë në diaspor dhe që ka dekada që nuk jetojmë fizikishtë në Kosovë …mendojmë që një pjesë e deputetëve të Kosovës nuk kan pasur mundësi të punojnë në Kosovë se ka qenë e pamundur nga serbët dhe një pjesë e deputeteve aktual kan qenë kërkues azili në përndim dhe dihet që nuk kan punuar… Dhe pjesa tjetër e deputetëve përmban grupin e deputetëve të rinjë që kanë diplomuar pas lufte në Kosovë dhe janë futur në politik pa pasur mundesi të ushtrojnë profesionin e tyre . Pra, në faktë kemi një kompozim homogjenë të deputeteve të pozitës dhe opozitës ….Po ky mendim vjen vetëm për të ushqyer biseden tonë dhe për ti dhanë shkak për të pirë edhe një kafe …
Prap, jam në kafe në pjesën më të qetë të qytetit të Lozanës ku gjindet liqeni artificial (Lac de Sauvabelin) dhe ku mbretron natyra… po kësaj radhe jam vetëm dhe vazhdoj të shkruaj… Nuk e di po në vend të përfitoj nga natyra dhe qëtesia mundohem të jap opinionin për tema shumë të nxehta si : kriminaliteti, banda, droga etj … Kesaj i thojnë mendim i një mergimtari që në të njejtën kohë është jashtë vendit të vetë dhe në të njejtën kohë është prezent me aktualitet e vendit të origjinës . Dhe kjo ndodh mesiguri nga deshira për të parë vendin e origjinës të ecë përpara …
E fillova tekstin me ketë lidhëshmëri politike e që në fakti i paraprinë tekstit që do shtjelloj për bandat në botë dhe bandat shqiptare. Se në faktë mos ekzisitimi i shtetit demokratik me gjithë organet gjegjëse mundëson në rrenimin dhe mos fonksionimin e shtetit . Kjo mbasi dihet nga të gjithë dhe nuk prezenton asgjë të re…
Tema lidhur me politikën dhe kriminalitetin janë tema shumë të pranishme në qarqe dhe shtresa të ndryshme të popullësis , si te komuniteti shqiptar po ashtu edhe te komunitetet tjera. Tema që nuk mundemi ti largojmë aq lehtë …
Lufta në Siri për disa analistë të qendrave të hulumtimeve paraqet një luftë të grupeve të ndara apo siq thotë një ekspertë për luftën në Siri që kjo luftë është luftë e bandave të veshura me petkun fetar, petkë i ndarë në mozaike të llojllojshme po gjithmon në emër …dhe kuptohet viktima janë popullësia e pafajshme .
Një luftë e bandave që ka dekada që vazhdon në heshtje dhe që është e veshur me petkun fitimprurës është lufta e bandave në Amerikën latine për kontrollimin e trafikut të drogës së kokaines. E kjo luftë në dhjetëvjetëshin e fundit ka sjellur mbi një million viktima … në ketë pjesë të botës nuk kemi ndërhyrje ndërkombëtare dhe nuk kemi shpjegim fetar për të paraqitur rrezikshmërin dhe vrazhdësin e luftës se ndoshta kjo pjesë e botës është ndër më të vizituarat nga Papa…
Dhënja e opinionit për bandat në botë disi i përketë shkollës zvicrane… tendencë për të marrur shembujë largë për të evituar konflikitit të interesit apo frikës nga pasojave tjera …
Po kësaj radhe po preku temen lidhur me bandat shqiptare në Zvicër.Gjatë luftës në Kosovë, ekzistimin e bandave shqiptare dhe aktivitetitn e tyre autoritete zvicrane dhe të huajë e shpjegojshin me financimin e luftës në Kosovë pra me financimin e UCK … dhe ky shpegim nga ana e policisë apo organe tjera justifikohej nga fakti se të burgosuritë shqiptar për trafikë të drogës në deklaratat e tyre vëjshin si motivë qeshtjen kombëtare !….
Gjatë luftës në Kosovë, në Zvicër sipas statistikave të Zyrës federale të shëndetit publik në Zvicër, kishte mbi 30’000 toksikoman në varshmëri të drogave të rënda pra edhe të heroinës. Ku shitja e heroinës përmbledhte këto shifra : qdo ditë shitej 25 kg heroinë, një shifër qarkullimi të parasë që sillej nga 400 deri 700 million franga zvicrane gjatë një viti.
Ironi nga fakti që toksikomani « zvicran » ishte (dhe është ) në ngarkesë të shoqëris dhe të shtetit kurse toksikomani « shqiptar » paraqitej si idhëtar dhe luftëtar i qeshtjës kombëtare.
Kjo paraqitje dashakeqe ishte e pranishme ndonjë herë edhe nga disa gazeta shqiptare që botoheshin në Zvicër e ketu marr shembull intervisten me Xavier Raufer autor i librit « Mafia Albanaise – Mafia Shqiptare » e kjo intervistë bëhej pa lexuar ketë libër që në faktë përveq titullit që rritë kurreshtjen nuk përmban shtjellim objektivë po në faktë ka qasje politike dhe anti shqiptare. Autori në « libër » zhdukjen e të rinjëve gjatë luftës në Kosovë e konsideron si lajm të rremë sipas tij të rinjët shqiptar në Kosovë ju kanë bashkangjitur bandave në shtetet e perendimit. Nuk kanë mjaftuar konfirmimet e shumë organizatave ndërkombëtare për krimet serbe .
Pas lufte në Kosovë, në burgjet zvicrane kemi me pak shqiptar të burgosur po ata shqiptar që burgosen tani janë me akuza te rënda për trafikim të droges që na len të supozojm që tani bandat kan marr një rol më të rendësishem dhe që dileret afrikan që vijnë nga radhet e azilkerkueseve…pra peshq të vegjël që i shofim sikur në akuarium …kanë zavendsuar azilkërkuesit shqiptar të futur në ketë trafik.
Pas lufte në Kosovë kontakti i parë Shqiptaro –Serb ka ardhur dhe ndodhur në mes bandave shqiptare dhe serbe. Ky bashkëpunim ishte i lidhur me prostutucion. Ky bashkëpunim shqiptaro- serb arsytohej nga ana e bandave shqiptare për qellime kombetare : për të shpëtuar femrat shqiptare nga ushtaret e forcave nderkombetare …
Po tani si paraqitet prostutucioni në trojet shqiptare ? qudi po nga artikujtë e lexuar në gazeta të ndryshme vendore prostutucioni më së shumti i pranishem është në qytetet shqiptare : në Preshevë e Tetovë, që njihen si regjione si me praktikante sa i përket fesë. Praktikant gjatë ditës… e jo natën …
Lexojme në media shqiptare dhë të huaj se të rinjë shqiptar po i bashkohën luftës në Siri dhe njëherit kemi arrestime në Amerikën Latine të shqiptarëve nga ana agjencive amerikane kundër droges (Drug Enforcement Agency) . Në të njejtën kohë kur kemi po ashtu arrestime të serbëve të implikuar për trafik të kokainës.
Rrenimin e strukturave shtetërore e kam jetuar përsonalisht në Shqipëri në vitin 1997 …ku anarkia u instalu dhe bandat filluan të mbretrojn e kjo erdhi edhe nga fakti qe shteti lejojë instalimin e skenave piramidale .
Te gjitha keto fakte tregojn se kriminaliteti nuk njeh kufi . Dhe qdo qarje në organet shtetërore ndikon në fuqizimin e bandave qoftë atyre botërore qoftë atyre shqiptare…
Teksti eshte shkruar në kafene dhe si i tillë do dëshiroja të ketë ere kafeje e jo të vërteta…
http://ina-online.net/bandat-ne-bote-dhe-bandat-shqiptare/


Leave a Reply