Ecën për rreth 300 km për tu kthyer tek gruaja që i shpëtoi jetën. Kjo është historia e Shavi, qenit të rrugës dhe Nina Baranovska, gruaja që e shpëtoi nga ngordhja e sigurt. Në një ditë të ftohtë janari, në Rostov të Rusisë, Nina Baranovska sheh për herë të parë këlyshin Shavi. Këlyshi dridhej nga i ftohti dhe dy këmbët e para i kishte të thyera.Dukej sikur ishte shtypur nga një makinë dhe ishte braktisur në mes të rrugës. Menjëherë Nina dhe miqtë e saj, e mbuluan me një batanije dhe e transportuan për tek veterineri: i vendosën vida metalike tek këmbët me shpresën se një ditë ai do të ecte sërish. Nina u kujdes shumë për Shavi në banesën e saj, ndonëse kishte edhe dy qen të tjerë dhe tre mace.

Pavarësisht se do t’i kishte pëlqyer që ta mbante në banesë, pas 6 muajsh vajza vendosi që t’ia besonte Shavin miqve të saj, jo vetëm për mungesën e hapësirës por edhe për pagën që nuk ishte shumë e mire. Familja e re e qenit ishte 290 km distancë nga rajoni Voronezh. Pak ditë nga braktisja e Shavi, Nina mori një telefonatë nga miqtë e saj: qenushja nuk gjendej më. Por dy javë më vonë, Nina dëgjon një zhurmë që lëvizte pranë saj, gjatë kohës që ishte duke u kthyer nga puna.

Vuri re se ishte Shavi, ajo qenushja e dobët dhe rraskapitur, kishte gjetur shtëpinë pas një rrugëtimi prej 290 km dhe tani ndodhej pranë pronares së saj. “Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e kuptojnë që qentë mund të qajnë ose qeshin-thotë Nina-. Ndoshta nuk duan që ta shohin një gjë të tillë”. Tani Shavi jeton në shtëpinë e Ninas dhe gjithmonë do të rrijë aty.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply