Belgjika e ka rritur në shkallën maksimale sigurinë në vend pasi shërbime sekrete kanë zbuluar se rreziku për sulme terroriste në këtë vend është maksimal në këto momente. Metroja do të mbyllet të paktën për të dielën dhe qytetarët janë paralajmëruar të shmangin sa më shumë të jetë e mundur turmat si qendrat tregtare dhe koncertet.
Në kuadër të këtyre masave është ndërprere kampionati kombëtar i futbollit dhe aktivitetet e tjera sportive për të shmangur grumbullimet.
Belgjika ishte vendi ku u gatuan sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris, që shkaktuan 130 të vrarë.
Ndërkohë në një tjetër operacion blic policia turke ka arrestuar një tjetër belg me origjinë marokene me dyshimin e lidhjeve me sulmet që vranë 130 njerëz në Paris. 26-vjeçari u ndalua në një hotel luksoz në qytetin jugor bregdetar të Antalias.

Por një atmosferë ndryshe ka përfshirë kyeqytetin francez. “Parisi nuk është i heshtur dhe as po qan më”, shkruan një artikull i “The Guardian”. Vetëm një javë pas sulmeve shkatërruese, parizienët kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës duke riafirmuar vlerat e përjetshme franceze -shkruan prestigjozja: zhurmë, gëzim dhe dritë.
Sipas analistëve gjendja më e qetësuar në Francë vjen një ditë pasi Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara votoi unanimisht për projekt- rezolutën franceze që i bashkon të gjithë shtetet në luftën kundër grupit terrorist Isis. përfaqësuesit shfaqen një qëndrim të njëjtë përsa i përket masave të nevojshme që duhen marrë për të parandaluar mizoritë e mëtejshme të ekstremistëve.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply