Ministria e vetëqeverisjes lokale me mbështetje të Qeverisë dhe në bashkëpunim me Byronë për zhvillim rajonal ndau mirënjohje për projektet më ivonative. Ministri i Lirim Shabani theksoi se do të vazhdojë përkrahja dhe financimi i këtyre projekteve për zhvillim rajonal.‘’Ne si Ministri për vitin2015 kemi arritur që të financojmë 107 projekte të cilat të gjitha prej atyre kanë qenë inovative, pasi që kanë kaluar filtrat dhe komisionet nëpër ministri, me vlerë prej 2.2milionë euro, kurse në përgjithësi në periudhën për të cilën po bëjmë fjalë kemi arritur të financojmë mbi 10 milionë euro projekte të tilla’’, tha Shabani.Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski theksoi se këto aktivitete do të realizohen për çdo vit dhe do të vazhdojë inkurajimi për projekte inovative.‘’Jemi të sigurt se ky manifestim do të jetë tradicional, dhe do të kontribuojmë që të punësuarit në qendrat për zhvillim rajonal në rajonet e planifikuara t` i shfrytëzojnë të gjitha potencialet kreative dhe të sjellin zgjidhje inovative për të gjitha projektet për zhvillim rajonal të balancuar dhe ngritjen e konkurrencës’’, shprehet Peshevski.Me këtë rast u ndanë shpërblimet edhe për tre projektet më të mira. Çmimin e parë me vlerë prej 110 mijë denarë e fitoi Qendra për Zhvillim në rajonin Jug-Lindor për projektin e Revitalizimit të pjesës së Bregut të Liqenit të Dojranit. Çmimin e dytë me vlerë prej 90 mijë denarëve e fitoi Qendra për Zhvillim në rajonin e Vardarit për projektin ‘’Modernizimi për edukimin parashkollor në komunat e rajonit të Vardarit” dhe çmimi i tretë në shumë prej 80 mijë denarëve e fitoi Qendra për zhvillim në rajonin veri-lindor me projektin “Ndërtimi i zyrave rajonale turistike”.Ky aktivitet për përkrahjen e projekteve inovative është realizuar në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ dhe me Agjencinë Zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim/Trasmeton/Tv21


Leave a Reply