Kryesia dhe anëtarët e Shoqatës “Alba – Dansk” ,që veprojnë e punojnë në Komunitetin shqiptar të Danimarkës ,ka ndjekur më shumë vëmëndje të madhe të gjitha edicionet e lajmeve përsa i përket tragjedisë të ndollur në Paris të Francës ,në natën e 13 Nëntorit 2015. Kjo ngjarje tepër e rëndë ka tronditur pa masë zemrat tona ,duke u bashkuar kësaj dhimbje të madhe me popullin Francës. Ka qënë një dhimbje për Ju ,por dhe për të gjithë ne që njohim dhe respektojmë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut ,të lirisë dhe të sovranitetit të tyre njerzorë. Raste të tilla duhet të na bashkojnë më shumë kombet dhe popujt ,në lufte të përbashkët kundër terrorizmit,që po merr cdo ditë jetë njerzish të pafajshëm. Këto nuk kane asgjë të përbashkët me Kuranin dhe me islamin,sepse islami është fe e paqës dhe e paqtimit në mes të popujve dhe jo e vëllavrasjeve. Europa është trazuar sot,ne nuk ndjehemi të sigurtë në rajonin tonë,ndaj duhet të dëgjohet më shumë edhe fjala e popujve më të vegjël. Ne shqiptarët jemi një ndër popujte më të vjetër dhe na ka karakterizuar gjithmonë vllazëria fetare. Ne shqiptarët nuk kemi patur asnjëherë ndasi fetare. Kjo e ka bërë kombit tonë me solid ,më të bashkuar me njeri tjetrit ,rreth flamurit tonë kuq e zi. Klerikët e të gjitha besimeve fetare në trojet tona etnike,kanë vënë në plan të parë dashurinë për kombin dhe për atdheun. Ata nuk i ka penguar asnjeherë perkatësia e tyre fetare. Ne kemi respektuar dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë në vazhdim.
Ne shqiptarët u jemi bashkuar të gjitha formacioneve që vazhdojnë luftën kundër terrorizmit dhe i kemi mbështetur të gjitha shtetet edhe pse ndonjëhereherë europa është treguar e “vogël” me shqiptarët. Por ne jemi një popull me zemër të madhe dhe pse jemi të tillë ,nganjëherë dhe na shkelin në kallo ,apo na akuzojnë me pa të drejtë.
Por kjo ishte një tragjedi e madhe për njerzimin dhe të tilla nuk duhet të ndollin. Po të jemi të gjithë së bashku do ta luftojmë terrorizmin deri në skutat e tij më të errta për ta shpartalluer atë.
Ne jemi me Ju në këto ditë të kombëshme për të gjithë popullin francës, jemi me ju familjarë ,që keni humbur njerzit tuaj më të dashur. Ju sjellim ngushllimet tona të sinqerta . Jemi përkrah jush ,përkrah lirisë së popujve ,duke dëshiruar që raste të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.
NGUSHLLIME TEË SINQERTA
Kryesia e Shoqateës “Alba – Dansk”
Kopenhagën – Danmark ,datë 15 Nëtor 2015


Leave a Reply