“Nuk ishte depresioni ai që vrau Robin Williams. Depresioni ishte vetëm një nga 50 simptomat më të lehta”, shpjegoi Susan Schneider, bashkëshortja e aktorit të famshëm për People. Me 11 gusht 2014, aktori vrau veten dhe atë kohë u tha se ai e kreu aktin vetëflijues për shkak të depresionit. “Ai ishte prekur nga një sëmundje e ngjashme me Parkonson-in, por që iu zhvillua me halucinacione dhe shqetësime mendore. Robin mund të kishte jetuar edhe për tre vjet të tjera nëse do të ishte me fat-thotë ajo- Por do të ishin vite të vështira. Ai po përjetonte një makth. Një minutë ishte i qartë dhe më pas thoshte gjëra pa kuptim”, rrëfen Susan.
Mjekët nuk kishin dijeni që vuante nga problemet mendore dhe që e zbuluan këtë pas vdekjes. “Tani e di që po bënin gjërat e duhura, por vetëm që sëmundja ishte më e shpejtë dhe më e madhe se ne. Mendoja se çfarë i thoshte truri dhe çfarë i bëri-duke folur për vetëvrasjen-Mendoj se ishte duke thënë : “JO”.
E veja flet edhe për momentet e fundit me ish yllin e kinemasë. “Isha duke shkuar në krevat dhe ai hyri disa herë e me tha: ‘Natën e mirë zemër’,- e mbyll- Pastaj kthehet, merr iPad-in e tij. Dukej sikur kishte për të bërë diçka, që ishte mirë. Përsëriti: ‘Natën e mirë, natën e mirë!’. Këto ishin fjalët e fundit”.
(gazeta-Shqip.com)
Leave a Reply