1. Politika pa moral prodhon pushtet, por jo shtet për familjet shqiptare.
2. Arti pa vlera kthehet në zhurmë, ndërsa mediokriteti shitet si sukses.
3. Shoubizi nuk duhet të jetë shkolla dhe edukata e fëmijëve tanë.
4. Klikimet dhe videot nuk mund të maten si kulturë, edukatë apo qytetari.
5. Sot ,shpesh bëhet i famshëm ai që bën më shumë zhurmë, por jo ai që ka më shumë vlera.
6. Familja është themeli i një shoqërie ,por nëse prindi nuk edukon, atëherë rrjetet sociale do të jenë pjesë kryesore e fëmijëve tanë.
7. Fëmijëve duhet t’u mësojmë punën, respektin, dijen dhe përgjegjësinë, por jo vetëm famën dhe paranë.
8. Figurat publike kanë përgjegjësi, pasi çdo fjalë dhe çdo video ndikon te brezi i ri.
9. Një shoqëri që harron familjen, arsimin dhe kulturën, paguan shtrenjtë pasojat në të ardhmen.
10. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë zhurmë, por ka nevojë për më shumë vlera, edukatë dhe përgjegjësi.
Një komb nuk ndërtohet me klikime, por ndërtohet me njerëz të edukuar, familje të forta dhe qytetarë me karakter familjar.
Burimi/Facebook


Leave a Reply