Një pretendim që lidhet me historinë e shqiptarëve po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale. Sipas postimit, një historian zviceran thuhet se ka zbuluar një dokument të vjetër, i cili pretendohet se sjell të dhëna të pazakonta për rolin e shqiptarëve në historinë europiane.
Në materialin që po shpërndahet online hidhet madje pretendimi i bujshëm se “shqiptarët kanë drejtuar botën”, duke nxitur menjëherë reagime dhe diskutime.
Megjithatë, vetëm nga fotografia e publikuar nuk mund të verifikohet origjina, përmbajtja apo autenticiteti i dokumentit dhe as identiteti i historianit. Për këtë arsye, pretendimi duhet trajtuar si i paverifikuar derisa të paraqiten burime historike dhe dokumentacion i kontrollueshëm.
Burimi/Facebook/Revista Ora


Leave a Reply