Vladimir Putin mbetet burri më i fuqishëm i Tokës, për të tretin vit radhazi. Sipas klasifikimit të revistës “Forbes”, presidenti rus lë pas Angela Merkel, Barack Obama dhe Papa Françekun. Sipas revistës në fjalë, Putin është një nga ata të paktë njerëz të fuqishëm në botë që bëjnë atë që duan.
Randall Lane, redaktori i “Forbes”, tha për “The Independent” se lista ilustron një ndryshim në strukturën e pushtetit global. Sipas Lane, gjatë dekadës së fundit, është e qartë një prirje: Më pak fuqi në Perëndim, dhe gradualisht rritje e kësaj fuqie në Lindje”. I pyetur nëse lulëzimi i Putinit do të zgjasë edhe në vitin 2016, Lane u shpreh se sikurse tregon historia pushteti siç vjen edhe ikën.
Ndërkaq, ato çka ndikojnë në hartimin e kësaj liste janë: sasia e parave në llogarinë bankare, impakti që personazhet kanë në publik, apo sferat e tyre të influencës. Këtë vit emra të rinj që prezantohen për herë të parë në listën e revistës “Forbes” janë edhe Hillary Clinton (58) Donald Trump (72) dhe Justin Trudeau, kryeministri i Kanadasë.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply