![]()
Komuniteti Shqiptaro – Amerikan në Çikago ka reaguar lidhur me keqpërdorimin e këtij komuniteti nga persona jopërgjegjës dhe përçarës, që thirren në emër të këtij komuniteti dhe që nuk janë pjesë e tij.
Komuniteti Shqiptaro – Amerikan përmes një reagimi ka sqaruar të vërtetën lidhur me emërimin e Zekerija Aliut në cilësinë e diasporës shqiptare edhe për këtë komunitet në shtetin Illionis:
Kryesia e KSHA ne Illinois, me seli ne Çikago, informon opinionin e gjere se para 4-5 muajsh ky komunitet ka mbajtur zgjedhje te reja ne baza krahinore shqiptare dhe me këtë rast janë zgjedhur 6 përfaqësuesit e tyre, te cilët me vone si kryetar te bordit kane zgjedhur dr. Luan Elezin.
Për këto mbledhje ka marre pjese edhe ish kryetari Xhevat Sherifi, i cili ka qene i vetmi qe ne mënyre demonstrative e ka lëshuar mbledhjen pak para përfundimit te procedurës. Për këtë dhe shume ndodhi tjera, sekretariati i komunitetit posedon procesverbale te arkivuara. Pra, qe nga kjo kohe, Sherifi mundet te deklarohet gjithçka, por jo kryetar i komunitetit te lartpërmendur.
Pastaj, ne lokalet e një restoranti në Wheaton, me 20/10/12, ne një mbledhje të aktivit të komunitetit ku merrnin pjese më shumë se 12 anëtarë, ne mesin e tyre edhe Xhevat Sherifi si dhe përfaqësues te komunitetit të Wiskonsin-it, Zekirija Aliu u propozua dhe u zgjodh përfaqësues i komuniteteve në fjalë, i cili në mënyre konstruktive do të koordinonte gjetjen e mundësisë për bashkëpunim te ndërsjellët ne mes te komuniteteve shqiptare në Illinois -Wisconsin-Kanada dhe subjekteve politike shqiptare ne Maqedoni (ne rastin konkret) si dhe përfaqësueseve shqiptare ne qeverinë e Maqedonisë.
Gjate asaj dreke pune, u lexua biografia e pasur dhe CV-ja e Zekirija Aliut dhe kështu u vërtetua edhe një here se i njëjti do te japi kontributin e tij maksimal ne drejtim te gjetjes se formave te reja te bashkëpunimit dhe te përmirësimit te marrëdhënieve ndërshqiptare ne relacion diaspore – vendlindje, gjithmonë duke shfrytëzuar përvojën e madhe ne fushën e diplomacisë dhe te marrëdhënieve ndërkombëtare.
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, me seli ne Çikago, akoma nuk e ka të qartë rolin e Xhevat Sherifit, i cili herë paraqitet si kryetar i rrejshëm i këtij komuniteti, e herë si nismëtar i Lidhjes se Diasporës Shqiptare për Maqedoni , e cila, gjer me tani , akoma mbetet ne pozicionin vetëm te një dëshire të mirë dhe të madhe për të bërë diçka.
Ne, Komuniteti SHA ne Illinois, me seli ne Çikago, lusim zt. Xhevat Sherifin, ish kryetarin e komunitetit te na bashkëngjitet ne veprimet tona për përmirësimin e “status quo”-s ne komunitet dhe për ndërmarrje te reja ne drejtim te rregullimit te raporteve dhe marrëdhënieve jo te mira, te krijuara si pasoje e keqmenaxhimit mu ne kohen kur ky ka qene kryetar.
Prandaj, Kryesia e këtij komuniteti, distancohet krejtësisht nga deklarimet politikisht te pakontrolluara dhe jeshile te ish kryetarit Sherifi, si dhe nga kualifikimet e paturpshme dhe ofenduese edhe për zotëri Zekerija Aliun edhe për zëvendës – kryeministren Teuta Arifi, e cila është duke kryer një detyrë institucionale, ne kushte dhe rrethana çfarë dihet dhe në rrethana të renda historike për shqiptaret.
Ky reagim vjen pas reagimit të djeshëm në emër të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Çikago nga Xhevat Sherifi, i cili ka reaguar kundër intervistës së dhënë tek agjencia e lajmeve INA nga këshilltari i diasporës shqiptare për SHBA, Kanada dhe Australi, Zekerija Aliu.
Më poshtë vijon edhe reagimi i Xhevat Sherifit:
Komuniteti shqiptaro-amerikan në Illinois dhe Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni demanton deklaratën e tij për gjoja përfshirjen e komunitetit shqiptaro-amerikan në Illinois me seli ne Chicago, si dhe të Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoni në bashkëpunim me këtë të veteshpallur këshilltar për diasporë.
Komuniteti shqiptaro-amerikan në Illinois dhe Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni, as e njeh as do ta njohë veprimin e tij si këshilltar për diasporën dhe që nga fillimi i veprimeve të tija gjoja si këshilltar ka mbajtur rezervat e veta dyshuese në misionin e këtij “këshilltari”, agjendën tinëzare të të cilit e koordinon misionarja e pafytyrë e diasporës sllavo-maqedone dhe zëvendëskryeministre e qeverisë, Teuta Arifi.
Reagimet dhe sqarimet lidhur me zhvillimet e reja brenda kwtij komuniteti pasuan pas njw interviste ekskluzive nw INA me diplomatin e mirënjohur dhe veprimtarin shqiptar nga Shkupi Zekirija Aliu. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply