Nëntë shtetas shqiptarë janë denoncuar në Desenzano të Italisë pas një sherri masiv me thika dhe shkopa bejsbolli.
6 meshkuj dhe tre femra kanë qenë pjesë e sherrit.
Dy familje, njëra rezidente në Breshia dhe tjetra në Desenzano janë përleshur pas prishjes së krushqisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të martës së 27 tetorit kur familja me rezidencë në Breshia ka shkuar në Desenzano ku janë përleshur me familjen tjetër shqiptare.
Deri pak javë më parë marrëdhëniet mes dy familjeve ishin shumë të mira, por grindjet mes tyre nisën kur fejesa e dy të rinjve u prish.
Nga përleshja kanë mbetur të plagosur lehtë 6 persona.
Pjesëmarrësit në sherrin masiv kanë qenë të moshës 17 deri në 55 vjeç por policia e Breshias nuk ka bërë publik emrat, raporton “Brescia Today”.

http://www.albnews.al


Leave a Reply