Ceremonia e nderimit
Topalli: Dita e duhur për të përmbushur detyrimin historik
Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë Kuvendi i Shqipërisë nderoi figura të shquara, burra dhe gra që dhanë një kontribut të çmuar dhe sakrifikuan deri me jetë në historinë tonë kombëtare. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i dorëzoi botimin special të Kuvendit të Shqipërisë “Aktet e themelimit të shtetit shqiptar” familjarëve të atyre që kontribuan në rezistencën kundër fashizmit dhe kundër komunizmit. Në ceremoninë e rastit u nderuan ndër të tjerë dhe grupi i deputetëve të ekzekutuar në gjyqin special të vitit 1946-1947. “Për të gjithë ata që trojet ilirike i deshën të lira, jo me kufij hartash të dala nga pazare oportunitetesh politike, vëllazërimesh të përjetshme e miqësish të pathyeshme, por me kufijtë e gjuhës, të qumështit të nënës e të varreve të të parëve, atje ku kufijtë i kishte vënë Zoti e me këtë bindje ecën deri në fund, pavarësisht nëse ishin klerikë apo ateiste”, – tha Topalli në fjalën e saj. Ajo e cilësoi këtë 100-vjetor si rastin e duhur për të përmbushur detyrimin historik për të konsideruar të shenjtë gjakun e bijve të saj.
1. Abaz Kupi
Patriot, luftetar, monarkist, organizatori I qendreses antifashiste te 7 prillit ’39 ne Durres. Anetar I Keshillit te Pergjithshem Nacional-Clirimtar te krijuar ne Peze deri ne fund te luftes. Pas fillimit te luftes civile me prishjen e “Marreveshjes se Mukjes”, vazhdon ne menyre autonome luften kunder okupatorit ne zonen Mat, Diber, Kruje. Në nëntor 1944 u largua nga vendi dhe u vendos në SHBA ku jetoi deri në fund të jetës.
• Mirënjohje për dashurinë ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, për rezistence kundër regjimit fashist dhe komunist.
2. Sejfulla MALËSHOVA (Lame Kodra) (1900-1971)
Patriot, poet, përkthyes, publicist, ndoshta komunisti I pare shqiptar
ngarkuar me detyra konkrete nga Kominterni. Në maj të v. 1944 u emërua anëtar i Keshillit ANÇ, i ngarkuar me punët e shtypit, propagandës dhe arsimit. Ne vitin ’46 persekutohet per shkak se besonte ne garantimin e prones dhe inisiatives private, si dhe tek partneriteti me Anglinë e SHBA.Mbylli jeten ne mjerim te plote i izoluar ne Fier.
• Mirënjohje për dashurinë ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, për rezistence kundër regjimit fashist dhe komunist.
3. Qemal STAFA (1920-1942)
Simbol I te riut antifashist me ide komuniste. Përhapës i ideve e
literaturës komuniste qe ne moshe te njome, organizator i rezistences
antifashiste. Vrasja e tij nga pushtuesit ne 5 maj 1942 mbetet ende e paqarte.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist
4. Mithat FRASHËRI (1880-1949)
Patriot, veprimtar politik me pikepamje socialdemokrate, shkrimtar,
publicist, përkthyes i njohur me pseudonimet *Lumo Skëndo. *Firmoses I
aktit te pavaresise, ministër i Punëve Botore ne qeverine e Ismail
Qemalit. Në vitet e pushtimit fashist themeloi dhe drejtoi organizatën
politike-patriotike “Balli Kombëtar”. I ndjekur nga komunistet u largua
nga Shqipëria. Vdiq në Nju Jork.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist
5. Mustafa Gjinishi (1912-1944)
Veprimtar i lëvizjes demokratike, pjesëmarrës i rezistences
antifashiste dhe anëtar i forumeve të larta të strukturave komuniste si
Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar dhe i Shtabit të Përgjithshëm të
Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ishte pjesemarres në Konferencën e Mukjes dhe një ndër hartuesit e marrëveshjes së famshme të arritur atje. U vra më gusht 1944 pas shpine në afërsi të Peshkopisë ne rrethana te paqarta. Fillimisht u shpall dëshmor e më vonë agjent i anglezëve. Roli i tij në per parandalimin e luftes civile është rivlerësuar pas vendosjes së pluralizmit politik.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist.
6. Dr. Ymer DISHNICA (1912-1998)
Figure e shquar e rezistences antifashiste, drejtues I larte I Partise
Komuniste, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Në Mbledhjen e Mukjes, ku kryesonte delegacionin e PKSH, pranoi platformën e propozuar nga Balli Kombëtar për krijimin e Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë. Ne 11 vitet qe pasojne fati I tij persoi ulje e ngritje, derisa ne qershor 1955 u arrestua dhe u dënua. Krimin me te madh te tij historigrafia komuniste konsideroi kontributin e tij ne Mukje per te shmangur luften civile.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist
7. Gani KRYEZIU (1900-1949)
Veprimtar i shquar politik dhe ushtarak. Gjate luftes u arrstua disa here
nga italianet e gjermanet, per t’u liruar n fund të vitit 1943 pas
kapitullimit te Italise. Në janar të v. 1944 udhehoqi luftimet kunder
pushtuesit gjerman ne Malsine e Gjakoves, ne krye te 2300 luftetareve. U
godit dhe u asgjësua nga formacionet e partizaneve të Shqipërisë dhe
Kosovës si nje rrezik per bashkimin e Kosoves me Shqiperine pas lufte.
Arrestohet në Gjakovë dhe mbyllet në burgun e Mitrovicës. Luftëtarët e
tij kryesorë u vranë pa gjyq në masakrën e përgjakshme të Hereçit.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist
8. Muharrem BAJRAKTARI (1896-1989)
Patriot, ushtarak, udheheqes popullor. Mbështeti Kongresin e Lushnjës,
kundërshtoi Revolucionin e Qershorit 1924. Përkrahës i A. Zogut, mandej
kundërshtar i tij. Emigrant politik në v. 1934. U kthye në atdhe në v.
1939. Bashkëpunoi me këshilltarët ushtarakë anglezë në vitet ’30 dhe
gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Formoi cetën luftarake të Lumës dhe organizoi qendresen antifashiste ne ate zone. Si kundërshtar i regjimit
komunist u arratis nga Shqipëria (1946). Vdiq në Belgjikë.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
9. Abaz SHEHU (1905-1943)
Pjesmarrës i lëvizjes demokratike-revolucionare, militant komunist,
figure influente e rezistences antifashiste ne zonen e laberise. U caktua
komandant i Grupit Partizan të Vlorës dhe më pas komandant i Brigadës V Sulmuese; por nuk e mori detyrën pasi ra në përpjekje me armiqtë në Gjorm të Vlorës.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist.
10. Asim ZENELI (1916-1943)
Student në Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë në Romë, protestoi kundër pushtimit fashist të Shqipërisë, oragnizoi një demonstratë antifashiste në shkollë dhe për këtë u arrestua . U kthye në atdhe në v. 1941 dhe hyri në lidhje me komunistë në qarkun e Elbasanit. Ne prill 1943, angazhohet me arme ne rezistencen antifashiste në formacionet me influence komuniste. Ra duke luftuar kundër forcave të shumta fashiste në Grykën e Mezhgoranit.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist.
11. Safet BUTKA (1901-1943)
Studiues, pedagog, drejtues dhe reformator i arsimit kombëtar, veprimtar
antifashist, antar I shquar i Ballit Kombëtar. Pjesmarrës dhe organizator
idemostratave antifashiste në Tiranë dhe në Shkodër në prag dhe pas
pushtimit të vendit. U burgos dhe më pas u internua për tre vjet në
kampin e ishullit Ventotene. Ithtar i rezistences se armatosur dhe bashkimit pa dallime ideologjike.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, rezistence kunder regjimit fashist.
12. Margarita e Kristaq TUTULANi (1924-1943)
Mbesë dhe nip te firmëtarit të pavarësisë së Shqipërisë Dhimitër
Tutulani. Bijtë e ministrit të Drejtësisë dhe Financave, Milto Tutulani. Të dy aktiviste te Rinisë Komuniste të Beratit. U arrestuan në Berat në 4 korrik. U ekzekutuan më 6 korrik 1943 në Gosë të Kavajës, rrugës teksa po transportoheshin nga Berati në Durrës. Kristaqi ishte 24 vjeç dhe e motra 19 vjeç.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist.
13. Shefqet BEJA (1912-1947)
Shefqet Beja ishte produkt tipik i epokës së vet. Veprimtar politik,
antifashist me pikpamje nacionaliste. Me pushtimin fashist të 7 prillit,
Shefqet Beja gjendet në krye të organizimit të rezistencës antifashiste.
Anëtar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar e me pas deputet i
qarkut të Durrësit në Asamblenë Kushtetuese. Që në fillim punoi për të krijuar brenda Asamblesë Kushtetuese një grup opozitar parlamentar. Shefqet Bejës i hiqet mandati parlamentar në gusht të vitit 1947, arrestohet dhe dënohet me vdekje.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist
14. Riza DANI (1887-1947)
Veprimtar politik. Deputet i dalë nga zgjedhjet parlamentare të vitit 1921 për në Këshillin Kombëtar (1921-1923), Anëtar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar dhe i Asamblesë Kushtetuese të vitit 1945.
Si politikan I frymezuar nga idealet e socialdemokracise, perkrahu
kryengritjen e Nolit dhe emigroi per 15 vjet si kundershtar I Ahmet Zogut. Në vitin 1945, ishte një ndër nismëtarët e krijimit të opozitës në Asamblenë Kushtetuese ku u deklarua për një Shqipëri të demokratike të
hapur si ndaj Lindjes dhe Perëndimit. Më 23 dhjetor të vitit 1946 i hiqet
mandati parlamentar dhe u arrestohet si organizator i kryengritjes, per
t’u ekzekutuar si antikomunist në vitin 1947.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist
15. Sheh Ibrahim KARBUNARA (1880-1947)
Kleriku, atdhetari, deputeti, veprimtari i lëvizjes kombëtare dhe
demokratike, Sheh Ibrahim Karbunara lindi në Karbunarë të Lushnjës.
Endërronte perëndimin, Europën, si mbështetje për Shqipërinë.
Një nga organizatorët kryesorë të Kongresit të Lushnjës dhe delegat i
këtij qyteti në Kongres (1920), si politikan socialdemokrat u pozicionua si kundershtar i Ahmet Zogut dhe u arratis në Itali, për t’u rikthyer pas
pushtimit fashist të vendit, duke ndihmuar në bashkimin e faktorëve
politikë shqiptarë në luftën antifashiste. Zgjidhet deputet i Asamblesë Kushtetuese. Pjesëtar i grupit të deputetëve që kundërshtoi vendosjen e diktaturës komuniste dhe luftoi për një sistem demokratik në Shqipëri, u arrestua bashkë me të birin, Hysenin, dhe pas dënimit me vdekje nga Gjykata e Lartë, u pushkatuan të dy në shtator të vitit 1947.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist
16. Irfan Hamid MAJUNI (1910 -1947)
Irfan Majuni, anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar në vitin
1944, në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 ishte deputet i Asamblesë
Kushtetuese, ku përfaqësonte Qarkun e Peshkopisë. Në vitin 1947 i hiqet mandati i deputetit, si deputet I deklaruar ne opozite. Më 27 shtator gjykata e dënon me pushkatim. Ekzekutohet në tetor të viti 1947.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist
17. Prof. KOL PRELA – Deputeti martir i Dukagjinit
Profesor Kolë Prela lindi në Shosh, më 19 tetor 1916 në një trung të
vjetër atdhetarësh të martirizuar. Punon si profesor i letërsisë, latinishtes dhe greqishtes së vjetër ne Liceun e Shtetit “28 Nëntori” Shkodër dhe më pas si Drejtor i Normales së Elbasanit. Është një nga organizatorët e demonstratës antifashiste të 22 shkurtit të vitit 1942 dhe një nga nacionalistët e parë të pavarur që përqafoi platformën politike të Konferencës së Pezës; Hyri në Frontin Nacionalclirimtar dhe së bashku me shumë të tjerë formoi Këshillin e parë Krahinor Nacionalçlirimtar të Qarkut të Shkodrës. Në qershor vitit 1943 Kolë Prela hidhet në ilegalitet për të organizuar në malet e Dukagjinit
lëvizjen antifashiste, ku dhe ngriti Çetën partizane territoriale të
Dukagjinit. Në zgjedhjet e vitit 1945 zgjidhet deputet. Si opozitar me diktaturën, ai kërkoi ndërprerjen e terrorit politik. Në Asamblenë Kushtetuese kërkoi hapur pluralizmin politik e ideologjik dhe orientimin pro perëndimor të Shqipërisë. Kundërshtoi projektin e Kushtetutës së vitit 1946 dhe votoi kundër saj, duke e quajtur si një akt plot ngjyra ideologjike, si politikisht ashtu edhe nga pikëpamja social politike; Arrestohet dhe dënohet me vdekje si tradhtar i popullit në prill të vitit 1948, duke u pushkatuar në Livadhe të Shkodrës.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist
18. Islam Radovicka (1889-1948)
Islam Radovicka, i biri i një familje të njohur patriotike, lindi në
Radovickë dhe pasi përfundon shkollën e mesme në Korcë, vazhdon të studiojë në Shkollën Ushtarake në Tiranë. Viti ’43 e gjen ofricer aktiv ne formacionet partizane, deri ne komandant divizioni me graden colonel. Zgjidhet deputet në v. 1945. Arrestohet me Grupin e deputetëve opozitare, dënohet me vdekje dhe pushkatohet në janar të v. 1948.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist
19. Faik Shehu
Patriot I paangazhuar politikisht, ne 6 prill 1939 zbret vullnetarisht në Durrës për t’ju kundërvënë pushtuesve italianë, ne krye te vullnetareve te Dibres; kapet rob dhe dërgohet në Ventotene të Italisë, por pas kapitullimit të Italisë arrin të kthehet në Shqipëri ku e vazhdon luftën kundër pushtuesve gjermanë. Ai ishte Kryetar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar për Qarkun e Dibrës, Deputet i Qarkut te Dibrës. Në vitin 1946 ai proteston kundër masakrës së përgjakshme të mbledhjes së armëve në Dibër, kur vetëm brenda një nate pushkatohen dhjetëra banorë pa gjyq. Për këtë arsye ai dënohet me vdekje dhe me pushkatim.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist
20. Enver Sazani .
Dr. Enver Sazani, Anëtar i degës së Çlirimit Nacional të Shqiptarëve të Francës. Antifashist i orëve të para. Partizan i çetës Krujë-Ishëm dhe çetës së Pezës dhe Drejtor i Spitalit Ushtarak. Deputet i legjislaturës së parë, pjestar i grupit të Deputetëve dënohet me vdekje pushkatim.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist
21. Selaudin Toto (1919-1947)
Selaudin Toto matematikan I diplomuar ne Torino, patriot antifashist I burgosur nga fashizmi. Është themelues dhe kryetar i parë i Institutit të Shkencave Shqiptare. Ka shkruar disa artikuj mbi energjinë atomike në
Shqipëri. Deputet i Kuvendit, dënohet me pushkatim në tetor 1947 si pjese e opozites parlamentare.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
22. Kol Kuqali (1895 -1947)
Lindi në Korçë më 1895. Pasi përfundoi studimet e larta në SHBA, ai shërbeu si punonjës (përkthyes) në Ambasadën e Shteteve të Bshkuara të Amerikës në Tiranë, deri në mbylljen e saj në vitin 1939. Gjatë viteve të luftës, Kol Kuqali do të dallohej për rolin e tij nacionalist e patriotik. U zgjodh deputet zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese, më 2 dhjetorit të vitit 1945, si përfaqësues i Qarkut elektoral të Korçës. Si luftëtar i idealeve të lirisë dhe demokracisë, arrestohet me akuzën për spiunazh me misionin aleat amerikan gjatë viteve 1945-1946. Pjesmarrës në grupin e deputetëve 1947, ai pushkatohet po atë vit. Në gusht të vitit 2010, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka krijuar një çmim mirënjohjeje në emrin e Kol Kuqalit dhe Loni Adamit dhe njëkohësisht një memorial në nderim të tyre me shënimin “Ranë për idealet e lirisë dhe demokracisë”
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
23. Hysni Pejas
Patriot, ushtarak, njeri nga instruktorët e parë të shkollave ushtarake në Shqipëri. Merr pjesë aktive në Luftën Nacional Çrimtare. Në zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese, zgjidhet deputet i Qarkut elektoral të Shkodrës. Në 16 mars të vitit 1946, i hiqet mandati i deputetit. Për bindjet e tij të lira dhe demokratike, në mbledhjen e II të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik, të datës 9 prill të vitit 1946, Hysni Peja përjashtohet nga rradhët e Frontit Demokratik, me akuzën se kishte luftuar kundër Frontit Demokratik. Dënohet nga diktatura me grupin e deputetëve. Vdes në vitin 1963.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
24. Zef HAXHIJA (1890-1964)
Avokat, diplomat, deputet¸ së Partisë Demokristiane. Në 1944, zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës Shkodër. Në zgjedhjet elektorale për Asamblenë Kushtetuese të 2 dhjetorit të vitit 1945, zgjidhet deputet i Qarkut elektoral të Mirditës. Që në seancat e para të atij Parlamenti shfaqi idetë e tij demokratike, duke kundërshtuar së bashku me një grup deputetësh, programet e qeverisë së kohës. Jep dorëheqjen si deputet më 1946 dhe më 1947 arrestohet.Gjyqi u zhvillua në janar të 1948 së bashku me një grup klerikësh. Dënohet me heqje lirie e punë të detyrueshme. Vdes në Shkodër.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
25.Kostandin BOSHNJAKU (1888-1953)
Ekonomist, publicist, diplomat dhe deputet. drejtor i thesarit dhe borxhit të shtetit ne qeverine e Princ Vidit. Si politikan socialdemokrat, emigroi pas ngjarjeve te vitit ’24, duke u denuar me vdekje ne mungese. U kthye në atdhe në 1939 dhe shërbeu në Këshillin Kontrollues të Bankës së Shtetit deri në shtator 1943 kur u bashkua me Luftën ANÇ. Në janar 1945 u emërua drejtor i përgjithshëm i Bankës së Shtetit. Deputet, i Qarkut Shkodër. Më 1946 u pushua nga puna, Në 7 gusht të vitit 1947 arrestohet dhe në vitin 1948 u deklarua fajtor për lidhje me anglo-amerikanët dhe grekët.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
26. Kadri HAZIZ HOXHA (1913-1997)
Ushtarak, politikan, eshtë një nga figurat më të njohura të rtezistences antifashiste. Drejtues formacionesh te rendesishme partizane dhe organizator i rezistences nga Cermenika ne Martanesh. Në shtator të vitit 1944 Kadri Hoxha caktohet kryetar i Misionit Ushtarak shqiptar pranë Komandës së Përgjithshme Aleate të Mesdheut në Bari të Italisë. Deputet i Elbasanit ne vitin ’45, i kundervihet me vote ligjeve qe sanksiononin unifikimin me Jugosllavine. Arrestohet dhe denohet panderprerje deri ne diten e fundit te regjimit komunist
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
27. Arif GJYLI (1913-1989)
Mësues, shkrimtar, diplomat, deputet. Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar. Kryen detyrën e sekretarit në ambasadën shqiptare në Beograd. Deputet i Qarkut Shkoder ne ‘45, si edhe anëtar në komisionin parlamentar administrativ, sekretar i Kryesise se Asamblese. Duke qenë pjesë e “Grupit opozitar të Deputetëve”, deputetit Arif Gjyli. Arrestohet dhe dënohet me 20 vjet burg.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
28. Osman KAZAZI
Simbol I te riut patriot te angazhuar ne politike ne vitet e pushtimit.
Socialdemokrat, antifashist, antikomunist, militoi ne rradhet e Ballit
Kombetar, duke qene nje nder organizatoret e Konferencës së Mukjes per
bashkimin pa dallime ideologjike ne lufte per clirimin e trojeve
shqiptare nga cdo lloj zgjedhe. Dënohet e persekutohet nga regjimi i atëhershëm për rreth 55 vjet.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
29 . Mikel KOLIQI (1902-1997)
Simbol i klerikut te kulturuar e patriot antikomunist. Kardinali i parë
shqiptar. Ka kompozuar rreth dyzet pjesë korale. U arrestua në v. 1945, por u lirua me kusht. U riarrestua në v. 1946 dhe u burgos. Pas vitit 1953 vuajti në internime në kampet e punës deri në v. 1986 kur u lirua me amnisti. Në v. 1994 Papa Gjon Pauli II e emëroi Kardinal.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist
Metropol
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply