Komandant“Në vitin 1991 në Tropojë, bashkë me miq u betuam para kryekomandantit Adem Jashari se derisa të jemi gjallë e derisa të ketë nevojë populli shqiptar do të luftojmë. Përndryshe kurrë nuk jam penduar dhe nuk do të pendohem kurrë pse kamluftuar. Sikur të isha ngritur mbi këmbët e mia dhe atdheu të kërkonte, unë do të kisha luftuarsërish… E kam derdhur një pikë lot, 1 pikë gjak dhe 1 pikë djersë, por u qoftë hallall shqiptarëve aq sa ka gjethe në mal”.
Me këto fjalë e niste intervistën e tij për Portalb Ibrahim Murtezani, i njohur siKomandant Haraçina, njëri prej të arrestuarve në aksionin e sotëm policor.
Ai është i paralizuar ndaj dhe të gjithë habiten se si ka bashkëpunuar ai me Grupin e Kumanovës, për më tepër që rreth një javë më parë ai bëri apel publik për ndihmë, raporton Portali Albeu.
“Haraçina” ka qenë pjesëtar i tre luftërave, Kosovë, Luginë dhe Maqedoni, por paslufta e gjeti në mëshirë të fatit, i harruar dhe pa asnjë ndihmë. Madje, 49-vjeçari ka luftuar edhe në Bosnje-Hercegovinë për 6 muaj e gjysmë.
“Kam punuar me gjithë shpirt, gjatë kohë për Kosovë. I kam dërguar në Podujevë fishekë dhe plumba Zairit, dëshmorit Zair Pajaziti. Ndërsa në Luftën e Kosovës kam luftuar prej fillimi e deri në fund. Biles kam qenë i sëmurë nga verdhëza, të premten kam dalur nga spitali, të hënën kam shkuar në luftë, menjëherë e kam veshur uniformën. Deri në fund të luftës isha komandant i njësisë në kuadër të Brigadës 162, Agim Bajrami Z.O. Nerodimës, e cila ka qenë si njësi speciale për intervenim të shpejtë po edhe rezistencë kemi bërë tërë kohën. Duke dalur nga Kosova u plagosa nga bomba dhe granata në 5 vende të trupit, nëpër këmbë e shpatulla. Menjëherë shkova në Preshevë dhe vesha uniformën në Zonën e Çarrit (mars, 2000), ku komandant ka qenë Muhameti. Atje kam qëndruar derisa u plagosa rëndë në kurriz, në unazën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë. Për t’u shëruar shokët më dërguan në Viti, në Banjën e Kllokotit, ku qëndrova 5 muaj. Ende isha i sëmurë kur ushtria hyri në Tanushë. Atë ditë që janë tëhequr nga Breza, kam ardhur në fshatin Hotël… isha komandant i Batalionit 5, kam udhëhequr 450 ushtarë”, ka rrëfyer Komandant Haraçina në intervistën e tij të fundit para arrestimit.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR


Leave a Reply