Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana u është përgjigjur akuzave për kurdisjen e ndeshjes kundër Serbisë.Lorik Cana ka reaguar ashpër ndaj akuzave për kurdisjen e ndeshjes kundër Serbisë.
Kapiteni i Shqipërisë u pyet rreth dyshimeve pas humbjes 2:0 në Elbasan Arena, dhe dha një përgjigje të fortë.
“Të japësh një përgjigje komenteve dhe budallenjëve është e kotë. Nuk dua të hyj në aso debate, nuk kemi as dëshirë e as luksin e kohës që të bisedojmë për gjëra të tilla. Ata që mendojnë ashtu janë të ligë dhe të varfër në shpirt”, deklaroi Cana për Procesin Sportiv në Top Channel.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR


Leave a Reply