![]()
SHBA-Mark Gjonaj, është shqiptari i parë që fitoi zgjedhjet për anëtarë në Asamblenë e New York-ut.
Gjonaj ka festuar fitoren e tij i shoqëruar nga familja dhe përkrahësit e tij në distriktin 80-të në Bronx të Nju Jork-ut. Ai në mesazhin e tij theksoi se është koha për të lënë pas politikën dhe për t`u fokusuar tek nevojat e qytetarëve.
“Votuesit e qarkut 80-të, të Kuvendit të Nju Jork-ut bën një zgjedhje të qartë me votën që më dhanë dhe besimin ndaj meje, dhe unë u jam tepër mirënjohës për mbështetjen e tyre. Unë pres që të punojmë së bashku me udhëheqësit e komuniteteve të tjera, në javët dhe muajt e ardhshëm. Unë pres që të bashkohemi në luftën e tyre për punësim, paga më të mira dhe për të një shkollë më të mirë, duke ulur mbipopullimin”, theksoi demokrati Gjonaj, i cili fitoi me 78,9 për qind të votave përballë rivalit të tij republikan.
Shqiptarët e Amerikës kanë thënë se fitorja e Gjonaj është një dhuratë dhe mesazh urimi për shqiptarët kudo që janë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar në këtë nëntor, pasi ai është shqiptari i parë që përfaqësohet në Asamblenë Shtetërore të Nju Jork-ut.
43-vjeçari Mark Gjonaj, babai i dy fëmijëve, i lindur nga prindër shqiptarë, të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit-Mali i Zi, u rrit në një lagje italo-shqiptarësh, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi. Ai mbaroi shkollën e mesme St Raymond dhe u diplomua në Universitetin St. John’s, Queens.
Festë edhe për fitoren e Engell
Shqiptarët në Nju Jork festuan edhe për fitoren e lobistit të mirënjohur Eliot Engell. Edhe ai si një kandidat i demokratëve shënoi fitore bindëse me 77, 5 për qind të votave, kundrejt kandidatit tjetër McLaughin që fitoi 21,4 për qind të votave.
Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut në ditën e votimeve, përveç votës për president votoi edhe për kandidatët për Kongres e Senat, si dhe për zgjedhjet në Nju Jork.
\INA\Shekulli Online\E.Sh\
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply