![]()
BERLIN-Gjermania është duke e përshpejtuar reduktimin e deficitit edhe pse ka rritur shpenzimet për programet sociale. Megjithatë ky rezultat pozitiv për Gjermaninë, ekonomia më e fuqishme në eurozonë, ka ngjallur polemika në BE, ku Gjermania akuzohet se po përfiton nga kriza e borxheve. Kjo mosmarrëveshje pasqyron pakënaqësinë në rritje të pjesës më të madhe të shteteve të Europës Jugore mbi mënyrën sesi Gjermania po e trajton krizën dhe si rrjedhojë mund t’i ndërlikojë bisedimet e ardhshme të liderëve të Europës në lidhje me hapin tjetër për ta luftuar atë.
Të enjten, pushtetarët gjermanë thanë se deficiti federal këtë vit do të ishte €28 miliardë, afërsisht €4 miliardë më pak sesa ishte parashikuar më parë. Arsyeja për këtë është ulja e kostove të huave me €3.2 miliardë. Gjithashtu edhe parashikimet për huatë e Gjermanisë për nevojat e vitit 2013 janë ulur, duke e çuar parashikimin e deficitit në €17.1 miliardë nga €18.8 miliardë që ishte më parë.
/The Wall Street Journal/Shekulli Online/I.S./
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply