Kengetarja e njohur Jennifer Lopez ka reaguar së fundmi lidhur me akuzat në shtyp se ajo ka pushuar nga puna një punonjëse hoteli me origjinë shqiptare, pasi kjo e fundit i ka kërkuar autograf. Shqiptarja Bete Doda, e cila jeton prej vitesh në Gjermani dhe punon si pastruese në një hotel luksoz, deklaroi për mediat vendase se ajo është pushuar nga puna vetëm një ditë pasi i kishte kërkuar Lopez-it një autograf.
Megjithatë këngëtarja 43-vjeçare është shprehur e indinjuar lidhur me akuzat duke ndjerë njëkohësisht keqardhje për shqiptaren. “Mendoja se më njihnit më mirë. Nuk do ta pushoja kurrë dikë nga puna për një autograf. Hera e parë që dëgjova për këtë në Twitter ishte e dhimbshme”, shkruan Lopez në rrjetin e saj social Twitter.
Bete Doda tregon se, trokiti në derën e dhomës ku qëndronte këngëtarja, në Dusseldorf në Gjermani, por u largua nga dy asistentë të saj. Të nesërmen ajo u pushua nga puna përmes një telefonate me arsyetimin se kishte shqetësuar J. Lo, e cila ishte ankuar.
/Shekulli Online/ E.L/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply