Historia e Zadrimes.
Ma jepni emrin ZADRIMA..
Kjo zone edhe ky emer ka terhequr mjaft studiues dhe personalitete kulturore e politike te te gjithe koherave per lashtesine e banimit, per prodhimtarine e larte dhe per jeten e begate. Si? shprehet Frang Bardhi. Eshte zone qe ka pasur aktivitet te gjere politik, kulturor edhe fetar e trashigon tradita me vlere mbarkombetare.gjithcka e ruajtur nga tradita lidhet me origjinene e tyre ilire:si Veshjet, ritet e dasmes e te vdekjes. Zona ka vende me banim te hershem dhe shume te vjeter qe para eres sone si: Gajtani, Troshani,Blinishti, Kallmeti Krytha etj. Kete e kane treguar objektet arkeologjike te gjetura ne kete zone, te cilat jane me vlera jo vetem mbarekombetare por edhe me gjere. Emri qe kjo zone mban aktualisht eshte nje kalk ne sllavisht: za-tej, drim-drini?.qe e perkthyer ne shqip do te thote ?Tejdrine?.Me kete emer eshte trajtuar edhe ne fjalorin e enciklopedise shqipetare. Shtrohen shume pyetje qe kerkojne pergjigje: -Emrin ?Tejdrine? e kishte perpara ardhjes se sllaveve ne Ballkan dhe ne Iliri? -A kishte nje emer tjeter? -A e pagezuan te paret sllavet me kete emer? At.Zef Pellumbi tek parathenia e vepres se Nikolle Mazrekut e quan: ?Sapiana? edhe ne ndonje artikull te shtypit te klerit katolik ne kosove eshte quajtur me kete emer per te treguar banoret e kesaj treve. Ky mendim nuk duket fare i drejte. Fusha eshte e gjere sa qe i kalon keta kufinj. Eshte thene se eshte quajtur edhe ?Fushedrine? ?Pertejdrine? etj. Emri ?Fushedrine? nuk pasqyron realitetin per arsye se kjo krahine eshte e shtrire ne fushe dhe ne malesi eshte Zadrima e siperme dhe Zadrima e poshtme. Edhe emertesa Perdrine bie poshte, se Zadrima e siperme shtrihet vetem ne te majten te rrjedhes se drinit. Gjithsesi nga njohja deri me sot mbetet emri ?ZADRIME? ose emertimi shqip : ?TEJDRINE?. Nese i vune emrin e tyre pushtuesit ose bene perkthimin nga shqipja, kur ndodhi kjo? Ka shume vende qe kane pasur emra te tjere, dhe kur kane nderruar pronarin qofte ky pushtues ose vendas ka ndryshuar edhe emrin. Dihet nga historia se te ardhurit ne ballkan kane kerkuar te perjetesojne pushtimin duke nryshuar edhe emertesat.
A ka ndodhur keshtu edhe me emrin ZADRIME ?
Dime qe rruga e kalldremit qe ka kaluar permes Zadrimes eshte ndertuar nga JUL QEZARI ne fillimin e eres sone, pastaj eshte zgjeruar edhe zgjatur per te shkuar ne Zeta (Diokle). Edhe sot disa prej urave te riparuara qe ekzistojne sot mbajne akoma emrat e riparuesve si : Ura Plak Gjon (Plaku Gjon), Ura e Shkines (Shkie-Shkine-Grua Malazeze), Ura e Re, Ura e Marin Sumes (Marin suma ishte I pezhv I SAPES ne ate kohe, ku flitet per shek .XIII) emrat e ketyre urave jemi te bindur se kane ndryshuar. . Edhe me kete krahine keshtu ka ndodhur por nuk jemi te sigurte a kishte emrin Tejdrine apo emer tjeter nuk kemi rene akoma, prandaj pranojme kete qe njohim ne n? sllaverisht apo ne shqip,por perseri keto dy emra ,beten te diskutueshem per arsye se fusha ka pasur nje pellg ujor, te cilin ne furrnizonin me uje: Drini, Gjadri e Kiri. Edhe pas mbushjes se pellgut shrati i Drinit ka ndryshuar disa here duke kaluar sa nje ndrejtim te Shkodres, sa ne drejtim te Lezhes dhe ndryshime drejtimi brenda zones. Pra duhet te kete kete emer? A paraqet emri krahinen ? Gjithsesi si? duket si emertese e kufizuar vetem me ate ?Pertejdrinit?, sepse shtrirja e saj ishte edhe nga qyteti i Shkodres,duke vazhduar ne lindje me malin e Rrencit, Gurin e Zi, Gajtanin, Sheldine, Komanin, La?in, Hajmelin, Kreshten etj. Kurse poshte Shkodres ka vashduar me lumin Buna edhe deri ne rrethinat e Ulqinit dhe me tej. Ne te gjitha rastet e permendura kufiri eshte vendosur ne lumin Drin dhe nje njerin nga keto raste mendojme se eshte marre edhe kjo emertese qe ka edhe sot. Kjo eshte krahina me banim shum te vjeter, mbase pa e lidhur me lumin. A e kishte emrin ?TEJDRINE? dhe sllavet bene perkthimin ne sllavisht ?ZADRIME? ? A mos shuajten emrin ne shqip qe kishte me pare dhe i vune emrin e tyre per te perjetesuar sundimin ?!?! Por te gjitha qendrat e banimit ne kete fushe kane emra te mirfillte ne shqip, me ndonje perjashtim shume te rralle si? eshte Velipoja.
SHTRIRJA GJEOGRAFIKE EDHE POPULLSIA.
Duke u mbeshtetur ne shume dokumenta rezulton se deri para nje shekulli kjo krahine ishte e ndare ne dy pjese: – ZADRIMA e siperme (pjesa malore) – ZADRIMA e poshtme (pjesa fushore) Keto te dhena i gjejme ne shume dokumenta te familjeve feudale te mesjetes. Blinishteve, Dukagjineve, Zarariajve, Dushmaneve etj. Sa kemi arritur te shfetojme duke veshtruar dokumete te familjeve feudale te lart permendura, dokumente qe pasqyrojne marrdhenie te ketyre familjeve me Venedikun apo me Serbo-Malazezet. Si dokumente te vlefshme te klerit katolik,mendojme se Zadrima e siperme shtrihet ne thellesi te maleve ne rrethinat e Fierzes, duke u kufizuar me perrenjte qe marrin rrugen per ne Drin dhe ne Fanin e Madh, duke u shtrire nga Drini deri pertej malit te Benit si dhe nga gryka e Gjadrit e perseri ne Drinin duke kaluar prane Sardes edhe Komanit. Ne pjesen e siperme te kesaj zone perfshihen te gjithe zonat e I Balles, Apripe, Asti , Alicia, Dardha dhe zona e Pukes me Kabash, Kcire, Gomsiqe dhe te gjithe periferite e malit te Benit. Ne jug te saj ishte Komani , Vjerdha, Sarda, Mlloja, Karma edhe gryka e Gjadrit qee lidhin me fushen e Zadrimes. Te gjitha keto zona sapo permendem kishin rreth :678 shtepi me rreth 6300 banore.
Po ZADRIMA e fushes ?
Per shtrirjen dhe banimin e saj ka shume dikumenta te familjeve feudale te shteteve te huaja dhe klerit katolik shipetar. Sipas ndarjes se dioceses shtrirja e fushes ishte nga Komani e Sarda deri ne Bushat dhe ne lindje te Blinishtit e nen uren dhe deri ne veri-perendim me lumen Drin. Ne kohen e koncilit te Arberit ne Merqi (1703) ZADRIMA fushore kishte 910 shtepi katolike dhe vetem 9 shtepi myslimane duke perfshire edhe Kallmetin. Ne statistiken e Pjeter Borcit te dt. 20.12.1832 ZADRIMA e fushes e perfshire ne diocezen e Sapes kishte 21 fshatra duke perfshire Sarden , Komanin , Karmen si dhe Shllakun dhe Mazrrekun pertej Drinit. Keto ishin te shperndara ne 1158 shtepi me 10083 banore. Po popullsia eshte vendase apo e ardhur? Ka pasur mendime nga me te ndryshme ndonje studiues i huaj apo shqiptare, qe ka mohuar kombesine e ka quajtur popullsi malazeze, sepse sipas tyre ka qene principate Cernagorase. Eshte fakt historik se kur erdhen sllavet ne ballkan zune fushat dhe u moren me bujqesi, ndersa vendasit u detyruan te largoheshin ne male dhe te merreshin me blegtori. E kemi permendur me lart se serbo-malazezet mund ti kene vene emrin fushes ?Zadrime? ne njeren nga rastet e permendura me lart, duke filluar nga viti 592 kur mendohet se pushtuan krahinen e zadrimes dhe ne rastet kur lufterat dhe marredheniet ndershteterore e vune kufirin ne lumin Drin. Shume qendra banimi ne kete zone kane qene te banueshme shume kohe perpara se sllavet te vinin ne Ballkan .Te tille jane Gajtani, Troashani, Blinishti, Krytha, Guri i Zi, Beltoja, Bushati , Kakarriqi, etj. Asnje prej ketyre emertesave te ketyre qendrave banimi nuk ka origjine sllave . Zadrima ka vecorite e saj krahinore por ne totalin kombetar ato jane ve?ori te kombit shqiptare pa asnje influence sllave sic mund te verehet tek ndonje zone prane serbeve dhe malazezeve.
LASHTESIA E BANIMIT
Zadrima eshte krahine me banim te perhershem. cdo pellembe e saj, vend per vend ka nje histori, ka nje legjende, gjendet nje relike cmuar me vlera jo vetem kombetare. Zona nga Guri i Zi deri ne qytetin e Lezhes, rrezes e deri ne adriatik, nga shkodra e deri ne Lezhe jane gjetur objekte shume te rendesishme qe vertetojne lashtesine e banimit qe jetojne ne kete krahine. Megjithate kemi bindjen se ende jane zbuluar fare pak, duke pase parasysh jo vetem objekte arkeologjike, por edhe elemente gjuhesore. Profesor Eqerem Cabej na thoshte se historia e pa shkruar e shqiperise ndodhet ne erresire. Bindja ime eshte se historia e kesaj zone, si pjese shume e rendesishme e tere histories kombetare ndodhet ne erresire duke qene e panjohur dhe e pa shkruar. Nga historia Shqiperise mesojme se territori i vendit tone pati nje shtrirje shume te madhe te vendbanimeve gjate paleolitit te lashte (guret te vjeter). Nder gjurmet me te hershme te ekzistence se njeriut ne territorin e shqiperise gjejme edhe ne qytetin e lashte te kesaj zone, GAJTANIN. Studiusi dhe kerkuesi , intelektuali dhe kleriku I nderuar Shtjefen Gjecovi zbuloj qe ne vitin 1923 ne kendeveshtrimin e arkeologjis kete vend prehestorik.Thuhet ku shkeli kemba e Gjecovit, ku veshtroi syri i tij, ku germoi kazma e rrahi cekici i drejtuar prej ti, u zbuluan vlera te paperseritshme qe treguan per lashtesine e banimit , per kulturen materiale dhe shpirterore te popullit tone ne rrjedhen e histories. Ne fillim shpella e gajtanit kishte nje vrime fare te vogel sa te dukej sikur i kishte humbur me hapesiren jashte. Nga kerkimet e viti 1961 u kuptua se ajo shpelle kishte nje hyrje tjeter, e cila do tu tregonte kerkueseve rrugen e eksplorimit te saj. Jane gjetur folise ne afersi te dyshemese. Grumbullimi I ketyre kockave folise u perket kryesisht gjitareve te ndryshem. U takuan gjymtyre masive dhe jo materiale folise te nje individi te vetem. Ky eshte nje tregues se ketu nuk ka asgje spontane. Ato u gjeten ne gure gelqerore primitive dhe forma te parregullta ose me nje latim premitiv. Ky koleksion ruhet ne dhjetera kampione. Nepermjet tyre eshte zbuluar zhvillimi i njeriut histori, por nuk duhet harruar se shpella ka qene nje banim i perkoshem dhe kurrsesi nje varreze. Kater gjysmenofullat e arinjeve, te gjetura ne gajtan.
MENDIME PER ZADRIMEN
Per vete gjeografine dhe vendosja e kesaj zone ka qene gjithmone nje hapesire e banuar ku jane kryqezuar kultura dhe levizje te shenuara, jane zhvilluar dhe kane lulezuar zeje e praktika ekonomike e bujqesore te njohura te vleresuara e te admiruara nga zonat fqinje madje ne kufinjte pertej shqiperise. Ne kontekstin e histories kombetare, fusha e drinit ka qene nje nga habitatet me me vlere te prodhimeve bujqesore te trevave shqiptare te verilindjes, nje hambar prodhimi te dritherave, pemeve frytore, vreshtave me fame dhe bile edhe bimeve industriale.te trevave shqiptare te verilindjes ,nje hambar prodhimi te dritherave, pemeve frytore vreshtave me fame dhe bile edhe bimeve industriale. Studiuesit, udhetare te huaj e ushtarake e civil qe gjate koherave e periudhave te historiese kane kaluar ne kete zone jane ndaluar dhe kane bere vleresime te ndryshme dhe kane shkruar pershtypjet e tyre. Shtepia e Zones se Fushes se Drinit (ZADRIMA) kompletohet me ambientet e ruajtjes se prodhimit (magazina), hambari, shekat e djathit e te veres, dhe vendi i ruajtjes se farerave per mbjellje, pa llogaritur lulet e shumellojshme para shtepise ne te gjitha stinet. Prof. Gjon Gaspri Zadrima eshte nje fushe e vogel per nga madhesia, por madheshtore per nga cilesite te njerezve te saj, si urtesia dhe ndershmeria, zelli per pune dhe deshira per dije e kulture. Zadrimoret kane karakter te larte, te cilin e kane tregur ne cdo kohe vecanerisht ne liri. Zadrimoret jane mikeprites dhe bujare. Kete e deshmojne ata qe rasti, nevoja lidhjet miqesore apo interesat e ndryshme i kane dtyruar te kalojne, punojne dhe jetojne ne zadrime. Si rradhe kund, ketu njeriu nderohet dhe lavderohet. Per nga tradita, zakonet dhe veshja karakteristike Zadrima eshte nje treve e vecanete etnokulturore.
Ajo ka nje histori te pasur dhe interesante, te mbushur me ngjarje dhe personazhe, qe ka ndryshuar shume ne rrjedhjen e shekujve. Prof.As.Dr. Fran Gjoka Marre nga libri studime per Zadrimen nga Prof. Pjeter Baldo Gjoni. Me titull ? Me Jepni Emrin Zadrime? Leterature e konsultuar. – Ndre Mjeda ? Vepra Shqiptare. – Historia e Shqiperise. – Fan Noli ? Vepra 4. – Ate Gjergj Fishta ? Veshjet Shqipetare. – Frang Bardhi ? Relacione – Shkoder ? Kryeipezhkvia Metropolitane. – Zef Harapi ? Hylli i Drites. – Marlin Barleti ? Historia e Skenderbeut.
http://gjadri.webs.com/apps/webstore/products/category/253929


Leave a Reply