
Nga Dr. Entela Labaj
Spondiloartroza cervikale (qafës) është një degjenerim (konsumim) që vjen nga mosha (përdorimi) i kockave (vertebrale) dhe disqeve në qafë. Në një farë forme të gjithë kalojmë në degjenerim të vertebrave kur plakemi. Fillon gjatë moshës 30–vjeçare. Një veçori e kësaj është se në cepat e vertebrave shpesh krijohen disa kockëza të vogla që quhen osteofite. Me moshën hollohen dhe disqet. Kjo është normale njësoj si rrudhat në fytyrë. Në shumë njerëz ky degjenerim nuk sjell simptoma. P.sh në radiografi osteofitet dallohen në shumë të moshuar dhe nuk ka simptoma. Por në disa të tjerë muskujt, ligamentet dhe nervat mund të irritohen ose shtyhen\shtypen nga ndryshimet degjenerative. Pra Spondiloartroza cervikale shpesh nuk ka probleme, por mund të bëhet shkaku i dhimbjeve të qafës, zakonisht në moshë të vjetër.
Simptomat e Spondiloartrozës cervikale
1. Dhimbje të qafës
a. Kjo mund të përhapet tek shpatullat dhe bazën e kafkës. Lëvizja e qafës e acaron dhimbjen.
b. Dhimbja nganjëherë përhapet poshtë te krahu, dora dhe gishtat. Kjo mund të vij nga acarimi i një nervi që kalon nga shtylla kurrizore tek qafa.
c. Dhimbja paraqitet shkuarje dhe ardhje kohë pas kohe. Ka dhimbje kur lëvizet qafa papritur ose është tërhequr një muskul ose ligament i qafës.
d. Dhimbja që vjen pa shkaqe të dukshme. Disa pacient kanë dhimbje kronike
2. Ngurtësim të qafës (zakonisht pasi kemi fjetur gjatë natës)
3. Dhimbje koke që zakonisht fillon në bazën e saj pak mbi qafë dhe udhëton në pjesën e ballit.
4. Dhimbje të mprehta si gjilpëra në dorë apo krahë. Kjo simptomë vjen nga acarimi i nervit spinal që ka lënë pjesën kockore të vertebrës. Duhet lajmeruar mjeku nëse në një pjesë të dorës dhe krahut humbet sensacioni.
5. Me rrallë shihet ngathtësi në duar, probleme me ecjen, probleme me kontrollin e fshikëzës së urinës, ndodh kur presioni nga një vertebër e konsumuar ose disqet dëmtojnë palcën e shtyllës kurrizore. Kjo quhet Mielopatia Cervicale.
Mjekimi për Spondiloartrozën cervikale
1. Ushtrimet fizike. Qafa duhet mbajtur në pozicion normal. Në raste dhimbjesh kjo mund të jetë dhimbje e fortë mund të ketë nevojë për 1-3 ditë qetësi. Sa të jetë e mundur duhen bërë disa ushtrime të lehta dhe s’duhet lënë qafa të ngrutësohet dhe shtohet lëvizja gradualisht sipas këshillës së fizio-terapistit. Zakonisht bëhet kështu në 2-3 orë duhet lëvizur qafa në drejtime të ndryshme dhe kjo duhet përsëritur disa herë në ditë.
2. Paracetamoli, qetësuesit antiinflamatorë, ibuprofen, diclofenac, naproxen. Pacientët që kanë ulçera të stomakut, insufiçensë renale (të veshkave), insufiçensë kardiake (e zemrës) nuk mund të marrin disa tipe barnash anti-inflamatore.
3. Kodeina është mundësi tjetër nëse anti-inflamatorët nuk funksionojnë. Kodeina shpesh shoqërohet me paracetamolin. Ka si efekt anësor kapsllëkun, prandaj rekomandohet të merret me ushqime që përmbajnë fibra dhe të pihet sa më shumë lëngje.
4. Fizioterapia. Nëse simptomat nuk përmirësohen për një javë ose më gjatë, rekomandohet fizioterapia që përfshin teknika të ndryshme si nxehtësia, kompresa të ftohta, manipulime në qafë etj.
Trajtime të tjera që ndihmojnë
1. Pozicioni korrekt i trupit dhe i kokës. Nëse jeni ulur para kompjuterit, televizorit për një kohë të gjatë duhet parë qëndrimi. Jo me kokën para dhe pak të tërhequr. Qëndrimi duhet drejt. Mund të përdoren joga, akupunturë, pilates etj.
2. Jastëku i mirë ndihmon gjatë gjumit. Nuk duhet përdor më shumë se një jastëk.
SPONDILOARTROZA LUMBARE
Është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa e shtyllës kurrizore që preket më shumë është ajo e belit dhe kërbishtes. I sëmuri ndien dhimbje të forta në bel dhe nuk përkulet dot. Dhimbja mund të përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri tek qafa. Kur bën radiografinë e shtyllës kurrizore, vertebrat duken si të ngrëna, si sqep zogu, ose si sopatë druvari. Këto dhimbje shpesh pengojnë dhe frymëmarrjen. Këta të sëmurë kanë dhimbje të forta.
Simptomat
Pacientët kanë dhimbje të forta të shpinës që nuk lejojnë të sëmurin në disa raste të bëjë lëvizjen më të vogël duke mbetur statik. Pacienti është mirë të qëndroj në një krevat të fortë ortopedik ose me dërrasë që të mos lejohet përkulja e vertebrave, sëmundja acarohet dhe bëhet më e vështirë lëvizja. Kurse Spondiloartroza cervikale\qafës përveç se ka dëmtime të vertebrave ka dhe shenja të tjera si : dhimbje koke, marrje mëndsh, humbje të ekuilibrit dhe stabilitetit të trupit, mpirje të krahut, therje në zemër si me gjilpërë, shtrëngim në gjoks dhe bllokim të frymëmarrjes, dhimbje në mes të shpatullave. Spondiloartroza është një difekt mekanik i vertebrave që nuk riparohet por qetësohet me metoda konservative, si me mjekime, si me ilaçe kimikate, ashtu edhe me ilaçe bimore dhe me masazhe, banja termale që në shumë raste përmirësohet për disa javë, muaj apo vite.
Mjekimi
Spondiloartroza lumbare si dhe ajo cervikale, shpesh qetësohen dhe përmirësohen deri në një farë mase të konsiderueshme siç është fizioterapia japoneze, masazh me vaj dhe me akull, një seancë prej 30 minuta në ditë për 10 ditë rresht. Dëllinja e kuqe ka dhënë rezultate të mira në qetësimin dhe përmirësimin e nervit të ngacmuar. Një ilaç tjetër bimor italian për qetësimin e këtyre dhimbjeve është dhe “Artilio” që ndikon dukshëm në përmirësimin e këtyre dhimbjeve
Tiranaobserver


Leave a Reply