Kur t’ju dhemb koka nuk keni pse të vraponi pas ilaçeve, por zgjidhjet mund t’i gjeni në preparatet vendore. Ju sjellim disa receta natyrale që mund t’ju ndihmojnë në shërimin e dhimbjeve të kokës.
Uji i vakët me limon
Kjo pije është e shkëlqyeshme për detoksimin e organizmit dhe sugjerohet ta pini çdo ditë në mëngjes, por edhe atëherë kur keni dhimbje koke, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Çaji nga xhenxhefili
Xhenxhefili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ka efekt kundër inflamacioneve.
Qumështi i bademit
Bademi përmban magnez dhe minerale të tjera që mund ta zbusin dhimbjen e kokës dhe migrenën.
Vaji i peshkut
Vaji i peshkut përmban aminoacidet omega-3, që zvogëlojnë presionin në enët e gjakut dhe parandalojnë mundësinë e shfaqjes së trombozës. Pos kësaj, vaji i peshkut mundet ta ulë shtypjen e gjakut dhe ta rregullojë pulsin.
Çaji nga menta
Menta relakson muskujt dhe nervat, prandaj mund të ndihmojë edhe në rastet kur shfaqen dhimbjet e kokës.
Lëngu i domates
Domatja përmban sheqerin natyral dhe mjaft vitamina e minerale që mund ta zbusin dhimbjen e kokës, sidomos dhimbjen e shkaktuar pas dehjes. Shtoni edhe disa erëza pikante dhe do të keni ilaçin e përsosur kundër dhimbjeve të kokës. (Kosova Sot)


Leave a Reply