Gazeta “ Koha jonë me datën 26 gusht 2015, boton nji shkrim të Z. Shpëtim Kodra me titullin:” A është aktual Migjeni.” Përgjegjja e kësajë pyetje ashtë: Mjerisht po dhe ja përse: Shumica dërmuese e shqiptarve të lindun nen rregjimin komunistoenverist janë po ata njerzit e rij të andrruem e të projektuem nga Migjeni e të modelum përsosmënisht nga partia e punës e Shqipnisë përpikmënisht si pas dëshirës së projektuesit. I etiketuem:” Njeriu ynë I rijë, vepra më e shkëlqyer e partisë.” Nji pjesë e tharmit të këtijë brumi janë edhe shkrimet e Migjenit I cili parashikoi saktësisht suksesin e këtijë tharmi Komunizmi mjeshtër I shtimjes në punë e I përdorimit në dobi të ideologjisë së tijë e shrfytzoi maksimalisht propagandën migjenjane. Sa po hipi në pushtet. Sepse atijë shtet aq I nevojitej nji Migjen, sa edhe po mos të ishte ky, do të përpiqej me gjetë nji sa ma të përafert me te e ma ia dhanë te njejtat atribute. Ndaj duke e pasë të gatshëm I dha të përpjetën me e ngjitë sa ma lart ta kishte të mundun. Këte dëshirë e plotsoi nepërmjet të trompetës së mitizimit që komunizmi din me I ra si ma I I afti trompetës. Me Migjenin enverizmi vuni në shenjestër 2 objektiva të lakmueshme të propagandës së tijë. Ndikimin sa ma bindës se mjerimi që do të shkaktonte komunizmi shqiptar do të mbulohej me errsinen e e mjerimit të stërhipërbolizum nga Migjeni në shkrimet e tija të sterrshme kete e shpresonte komunizmi se mjerimet e shkaktueme rrealisht prej tijë nuk do të mund ti zvoglonte as sadopak cilido mjerim tjetër. Objektivi tjetër ishte mbushamendja e shqiptarve se Migjeni ishte I vetmi përfaqsue Ideal letërsisë verjore të Shqipnisë e duke qenë I tillë cilsinë e krijimtarisë së tij do ta tejkalonin ku e ku vargzuesat e rrealizmit socialist e të na thonin:” Ja sa e ka kërrçikun cilsia e letërssë gege. E kjo natyrisht do të arrihej me zbritjën sa ma poshtë të nivelit të shijes me ndihmën e rrealizmit socialist qe përpiqej diku me shëndrrue kolibrin në shqiponjë e diku shqiponjën në kolibër në përshtatshmëni me interresat propagandistike.Jehona e asajë propaganda e zhurmon edhe kohën tonë aq sa nji pjesë e konsiderueshme e lexuesave të ketijë shkrim vlersimin tim për shkrimet e Migjenit kanë me I quejt “ Vlersime mëllefi.”, por unë nuk ia lejoj vehtes kurrsesi me u ba viktim e mëllefit, por nji shqyrtues vlerash që e nderon shqyrtimin nji nga ata që do tu japë të drejtë e ardhmja ç’narkotizuese e shijes së shumicës së shqiptarve të sotëm të injektuem nga droga e rrealizmit socialist që u përpoq e në tansi ia doli me luejtë rrolin e asajë grimieres që përkohsisht mundet me e shëndrrue edhe shëmtimin në nji bukuri tërheqse. Ketë lloj tualeti e përbajn epitetet si këto që Z Kodra I ka vu Migjenit:” Ndërgjegjja e kombit, mbrojtës I dinjitetit njerzor apostull I lirisë, flamurtar I progresit, akuzues I pa epur I mjerimit e I moralit të kalbur.” E ngjitja e epiteteve ashtë aq e lehtë, sa mund me vu edhe qindra në mos mijra, por nuk ka gja ma qesharake se kur janë pa vend. Për Migjenin morali I kalbun ishte ai I besimeve fetare kundër të cilave shpenzoi shumë kohë të humbun për të vërtetën e të dobishme për genjeshtrat. Sepse përvoja na ka tregue që besimet fetare ushqejnë ndërgjegjet e individave që e nderojnë vehten familjen e kombin. E Migjeni opinionin e tijë makabër për besimet fetare na çfaqë në vargjet:” Prifti e hoxha këndojnë nji kangë të degjenerueme.” E në mëllefin e këtyne vargjeve zhytë edhe shumë vargje tjera. Të tilla vargje u kushtoi edhe murgeshave në prehnin e të cilave dha edhe frymën e fundit.Z. Kodra ankohet se nuk u përkthye si Kadare. Nëse Bota do ta shihte krijimtarinë e Migjenit si pjesë e përfaqsimit tëletërsië tonë do të ishte gafa shqiptare e rrallës. E shpresoj se gafat tona ka me I numrue niveli në rritje I shijes se brezave tjerë. Natyrisht në mos ec shin edhe brezat e së ardhmës tonë nepër balten e mbetun nga rrealizmi socialist. Z. Shpëtim Kodra në përpjekje me ja fshehë ateizmin që përshkon fund e maje shkrimet e tija na thote se u paska kushtue stërgjyshave vargje elozhuse se kanë mbrojtë fe e Atdhe që Migjeni veç u ka ditë emnat. Jamë I bindun se miratuesat e kësajë replike kanë meqenë tepër I pakët ngase zhurma e hymnizimeve të tipit komunist ia mbron si të mundet e ku të mundet mitizimin që e ngrejtii hopa në pjedestalin komunist I ndërtuem posaçrisht për paraardhsat e rrealizmit socialist, për përfaqsuesat e kësajë rryme e pse jo edhe për filizat e këtijë trungu. Poshtë çensura e medjeve tona e rrnoftë F. B.
Burimi – Facebook
Leave a Reply