Ka ende vende në botë ku jetohet periudha e matriarkatit dhe ku çdo mashkull do të jetonte shumë i lumtur vetëm për atë pak që i ofrohet.
Në jug të Kinës ekziston një zonë e quajtur Mosou, me rreth 25 mijë banorë, ku “ligjin”e bëjnë gratë. Ekonomia familjare është në dorë të tyre, ato kanë të drejtën për të zgjedhur dhe meshkujt janë të detyruar të pranojnë vendimet e tyre. Në këtë vend nuk njihet koncepti i martesës.
Në qoftë se ende shumë familje në Shqipëri gëzohen kur lindin djalë, në Mosou, një familje me djem përkthehet në varfëri dhe konsiderohet fatkeqe, pasi trashëgimtare të pasurisë janë vajzat. Sipas të dhënave që jep një doktor argjentinas, i cili për të zbuluar veçoritë e kësaj “bote tjetër”, shkoi dhe jetoi dy muaj në këtë vend, burrat kanë një jetë më të lehtë nën drejtimin e grave. “Burrat në këtë vend punojnë pak, dhe kalojnë ditën duke u dëfryer, ndërsa çdo natë kanë të drejtë që ta kalojnë me gra të ndryshme, por pasi të jenë zgjedhur nga këto të fundit.
Çdo femër që ka arritur moshën e pjekurisë jeton në një shtëpi që e ka të veten, ndërsa meshkujt jetojnë bashkë. Nëse ndodh që midis një gruaje dhe një burri ka një marrëdhënie dashurie, ky i fundit mund të shkojë të jetojë në shtëpinë e gruas”, – shkruan më tej Coler.
Në qoftë se burrave të tjerë jashtë kësaj zonë u duhet të punojnë gjithë ditën dhe në darkë të ndihmojnë bashkëshortet e tyre në punët e shtëpive, meshkujve të Mouso-ut nuk u kërkohet shumë llogari në lidhje me këtë fakt”, – citohet në librin që Ricardo Coler shkroi pas eksperiencës së tij në Mosou. Në qoftë se, për të identifikuar sa më mirë çdo person, pas emrit të tij përdoret emri i babait, në Mosou nuk njihet ky koncept. “Fjala baba, në këtë vend ku sundojnë gratë, nuk mbart shumë rëndësi, pasi është nëna ajo me të cilën rriten fëmijët”, – shprehet Coler.


Leave a Reply