
Ka disa ka kohë që në Shkoder ,mund ta quajmë një traditë e re,apo një rit i ri ,marrja e nuses me bicicikletë ,apo shëtitja e dhëndërit me nusen në bicikleta nëpër Shkoder dhe shkuarja deri në kishë me bicikletetë dhe në shtëpinë e dhëndërit.
Tani kjo traditë e re ,është një perkujtim i bukur për qytetin e Shkodrës ,për ti dhënë një bukuri dhe një pamje tjetër dasmës shkodrane . Por njëkohsisht edhe ndihmon edhe në mbajtjen pastër të mjedisit ,sepse ditët kur ka dasma rëndohen shumë trafiku në rrugët e qytetit dhe boritë e makinave bien pa pushim. Krijohet nje konfuzion i madh.
Por ka edhe një dicka që vlen për tu theksuar,Shkodra qyteti i bicikletave ,pra dhe kjo i krijon idenë e shumë njerzve për ti dhënë një bukuri tjetër qytetit.
Por se levizja me bicikletë,shkuarja tek njerzit e nuses me gjithë njerzit që e shoqërojne dhëndërin (dasmorët) të jep një shije tjetër të bukur. Vec të shikosh rrjeshtin e bicikletave .Cdo njeri që i shikon ,ndalet vetvetiu për të parë një panoramë të bukur,por dhe një ekspoze të vajzave e djemve të bukur e të veshur me shumë shije. Cifte të shumtë përkrah njëri – tjetrit në bicikleta ,pse a nuk është një bukuri magjepse për të gjithë kalimtarët.
Vetëm për një cast hyni në rrjetet sociale dhe shikoni të tilla foto se sa bukur duket . Lëvizja me bicikletë të jep edhe kontakt me shumë me njeri – tjetrin dhe humori është më i pranishëm,por dhe bisedat e ngrohta me njeri – tjetrin,ashtu sic dinë ta bëjnë të bukur vetë shkodranet,që shquhen për humor dhe këngë.

Nuk thonë kot ndër tre shkodranë njëri është këngëtar. Shkodrani ja mëson fëmijës që në vegjëli dashurinë për këngën ,për Shkodren e tij të dashur.
Shkodranët e dashurojnë Shkodrën ,qytetin e tyre të bukur ,qytetin e tyre të artistëve të mëdhej në të gjitha fushat.
Shkodra është vetë si një nuse ,por më të bukur,me përrallore e bëjnë bukurinë e saj këto cifte të reja që thurin kurorë se bashku me Shkodër locen.
Dhe Shkodra gëzon dhe lumturohet cdo ditë,cicërimat e femijve ,si cicërimat e zogjëve , mbushin rrugët e qytetit verior ,qytetit që është demokrat në shpirtin e tij.

E duan shkodranët Shkodren dhe një kujtim për të e marrin me vete kudo ku shkojnë për të jetuar ato ,në cdo cep të botës.
Mjafton të hysh në shtëpijat e tyre dhe nuk ke nevojë të pyesesh fare sepse ta tregon vete simboli që ata e kanë sjellë nga qyteti i tyre,apo u ka ardhur dhuratë nga njerzit që kanë shkuar ti vizitojnë. Shkodra i ndjek bijtë e saj dhe i mirëpret kur kthehen. Kthehet shkodrani më shumë mallë në qytetin e tij dhe ikën me lot në nga ai qytet ,me kokën pas që sejcili që të pushojë i qetë edhe në amshin në qytetin e tij të dashur.
Ndaj Shkodra është e pranishme në cdo cep të botës ,qoftë edhe një shkodranë të jetojë,atje ai tregon kulturën dhe edukatën që ka marrë nga qytteti i zemrës dhe është për tu habitur se edhe të tjerët nuk i thone ne emër personit ,por “Ai shkodrani” . Shkodrani gëzon respekt dhe kudo në tavolina ,në festa e gëzime familjare ,shkodrani gjithnjë respektohet ,ai gjithnjë ftohet në krye të vendit,pavarsisht si ku është ,në Kosovë ,tek shqiptarët e Maqedonisë ,apo dhe tek ata të Shqipërisë.
Ndaj cdo shkodran e ka për nder e krenari të thotë : – Unë jam shkodran !


Nga Luigj Shkodrani
Gusht 2015


Leave a Reply