Të rinjtë amerikanë po kthehen të jetojnë me prindërit që pas krizës financiare të vitit 2008. Numri i të ardhurave të këtyre personave po i rikthehet nivelit të para krizës financiare, por ata nuk po largohen nga shtëpia
Fenomeni
Të njohur për largimet e tyre nga shtëpitë që në moshën 18-vjeçare, studentët amerikanë po bëjnë një lëvizje të papritur. Ndërsa prindërit e tyre po llogarisin strategjitë e daljes në pension dhe po mendojnë të marrin shtëpi të tjera më të vogla prej hapësirave boshe, shtëpitë amerikane po fillojnë të mbipopullohen.
Recesioni i madh ka nxitur shumë persona të moshës nga 18 deri në 34, e ndoshta edhe më të mëdhenj se kaq, që të kthehen në shtëpitë e prindërve, sepse kanë humbur punën ose kanë vështirësi financiare.
Në fakt, ka pasur një numër të pensionistëve që nuk po i ndërrojnë shtëpitë e tyre, pasi po u kthehen personat e dashur. Një raport i fundit tregon se trendi i atyre që pakësojnë ambientet e shtëpive po minimizohet dhe se numri i të kthyerve në shtëpi po rritet.
Shumica e fëmijëve që janë kthyer në shtëpi në fillim të krizës, nuk janë zhvendosur, por ky fenomen po rritet, edhe pse ekonomia po përmirësohet dhe shkalla e papunësisë ka rënë.
Po ashtu ka rënë numri i prindërve, të cilëve fëmijët u ktheheshin për vizita vetëm për pushime gjatë ditëve të festave. Në shumë raste, shtëpitë nuk janë vetëm të prindërve.
Studimi amerikan tregon se ndërsa popullata e të rinjve nga mosha 18 deri në 34 vjeç po rritet me 3 milionë njerëz vetëm në tetë vitet e fundit, shumë pak prej tyre janë kryetarë familjesh.
Kjo do të thotë se ka 42.2 milionë të rritur të kësaj moshe që kanë mbi veten një shtëpi, krahasuar me 42.7 të vitit 2007. Që nga viti 2010, përqindja e personave të moshës 18-34 që jetojnë me prindërit është rritur nga 24 në 26 për qind. Kjo ishte vetëm 22 për qind në vitin 2007 përpara recesionit të madh.
Kjo, pavarësisht faktit se norma e të papunëve ka rënë nga 12.4 për qind pesë vite më parë, në 7.7 për qind sot. Të ardhurat e tyre janë rritur gjithashtu që atëherë.
Nëse prindërit po e mbështesin këtë ndryshim, kjo varet nga familja në familje. Disa po e pëlqejnë të mbështesin fëmijët e tyre dhe të kenë më shumë kohë për të kaluar me ta, ndërsa të tjerë, ndonëse pëlqejnë të jenë me fëmijët, do të donin të kalonin më shumë kohë vetëm.
Meqenëse prindërit duan që fëmijët të kenë shtëpinë e tyre dhe të jenë të suksesshëm, ata e shohin me tjetër sy kthimin e tyre në shtëpi dhe dëshirojnë që kjo të mos ndodhte.
Kjo lëvizje është një trend që industria e pronave të paluajtshme po e vëzhgon nga afër. Nëse të rinjtë qëndrojnë në shtëpi dhe nuk blejnë shtëpi të tyren, kjo do të thotë se tregu i pronave të paluajtshme nuk do të pësojë rritje.
Çfarë i ndodh tregut të shtëpive ndikon te dyqanet e mobilieve dhe industritë e tyre që i shërbejnë tregut të punës. Nëse po pyesni nëse trendi i të jetuarit me prindërit prek të rriturit, të cilët kanë ose jo një edukim të lartë, studimi tregon se ka një diferencë.
Sipas hulumtimit, 86 për qind e atyre që kanë një diplomë jetojnë të pavarur nga familja e tyre krahasuar me 88 për qind që ishte shifra pesë vite më parë dhe 90 për qind në vitin 2007.
Një rënie për dy për qind ka ndodhur edhe për ata që nuk kanë një diplomë universiteti në pesë vitet e fundit, por vetëm 75 për qind e atyre me arsim të lartë jetojnë të pavarur.
“Kjo sugjeron se trendet e mënyrës së jetesës te të rinjtë e rritur nuk po drejtohen nga tregu i punës, pasi të rinjtë e edukuar me universitet po përjetojnë një rimëkëmbje më të madhe në këtë lloj tregu sesa ata që kanë arsim më të ulët”, shkruhet në studim.
Djemtë kanë më shumë gjasa se vajzat të jetojnë në shtëpi, por kjo gjë ndodhi veçanërisht gjatë recesionit të madh. Sot, 63 për qind e burrave amerikanë jetojnë të pavarur krahasuar me 72 për qind të grave.
Ekonomia ende duket se luan një rol në marrjen e vendimeve, sepse megjithëse ka rënë norma e papunësinë me 7.7 për qind për këtë grupmoshë, është ende 6.2 për qind mbi recesionin e madh.
Norma e papunësisë te të rinjtë me një diplomë universiteti në SHBA është 2.9 për qind krahasuar me 9.3 për qind e atyre pa diplomë, sugjeron studimi.
Pagat ende nuk janë rikthyer në atë normë që ishin përpara vitit 2008, kur ishin 592 dollarë në javë. Në vitin 2015, pagat e të rinjve ishin 574 dollarë në javë, ndërsa në vitin 2012, 547 dollarë. Borxhi i kredisë studentore gjithashtu është një problem që po i kthen fëmijët në shtëpi.
Ndërsa gjithnjë e më shumë fëmijë po kthehen në shtëpi, nuk do të thotë se ata po rrinë më kot. Shumë prej tyre janë kthyer në shtëpi dhe janë përfshirë në pozicione të mira në tregun e punës. Edukimi është i rëndësishëm, sepse 51 për qind e atyre që kanë një diplomë bachelor kanë një shtëpi krahasuar me 43 për qind të atyre që kanë vetëm gjimnazin. Në vitin 2007, vetëm 54 për qind e atyre me diploma universiteti kishin punë, krahasuar me 46 për qind të atyre me diplomë gjimnazi.
*Burimi: “Huffington Post”
Gazeta Shqip
Leave a Reply