
Pagesat mujore prej 143 eurosh te azilkërkuesve janë kosto qe rendojnë mbi xhepat e taksapaguesve gjermane. Per këtë arsye ministri i Brendshëm i Landit te Bavarisë kërkon qe këto para te mos shpërndahen me.
“Duhet te rishikojmë menjëherë sasinë e parave qe jepen. Për shkak te numrit ne rritje te azilkërkuesve, po shpenzohet shume. Këto pagesa janë nxitje per emigrantet nga Ballkani qe te vijnë këtu, te marrin paratë dhe te kthehen ne atdhe. Shanset e tyre per te qëndruar jane me pak se 1 perqind, por përfitimet e këtij grupi rendojnë taksapaguesit”.
Per azilkërkuesit sipas ministrit, niveli i financimit është arsyeja kryesore, se perse ata i drejtohen Gjermanisë.
“Ne duhet te pyesim veten nëse mund ta përballojmë te jemi kaq bujare. Tete vite me pare kishin 30 mije azilkërkues, kurse sot mbi 450 mije. Është e kuptueshme qe ka edhe pasoja. Përfitimet ne kesh mund te zëvendësohen me te mira te tjera, veshje, nje ambient per te jetuar. Shembulli bavarez me ngritjen e dy qendrave te pritjes dhe riatdhesimit per ballkanasi duhet te ndiqet. Ia rekomandoj çdo province. Kështu procedohet me me shpejtësi dhe keta njerëz qëndrojnë ne kete vend deri ne mbyllje te procedurave. Ne kemi nevoje per strehim te qindra mijëra aplikanteve”.
Ministri kritikon edhe Italinë dhe Greqinë për shkelje te ligjeve te Shengenit. Këto vende nuk duhet te kalojnë refugjatet pa i regjistruar ne pjesën tjetër te Europes, por t’i kthejnë ne vendet e origjinës. Kjo sipas tij, është shqetësuese per sigurinë dhe pengon bashkëpunimin.
Vizion Plus


Leave a Reply