
Europa po përballet me krizën më të madhe të emigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Deklarata është bërë nga eurokomisioneri për migrimin dhe punët e brendshme të unionit. Ai tha se vetëm në muajin korrik numri i refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme ka arritur në 50 mijë, në raport me 6 mijë një vit më pare. Avramopulos deklaroi se situata mund të përballohet vetëm nëse shtetet kanë të njëjtën qasje ndaj kësaj çështje.
Dimitris Avramopulos:
Sot ne po përballemi me krizën më të madhe të emigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo krizë vjen në një kohë kur ne po përpiqemi për të gjetur një marrëveshje në një kohe kur në kufijtë tanë ndodhe mijëra emigrantë. Është e qartë se asnjë shtet nuk mund të përballojë i vetëm këtë krizë. Na duhet një qasje e re e përbashkët për të përballuar këtë situatë.
Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara më shumë se 50 milion persona kanë emigruar nga shtëpitë e tyre për shkak të situatave të tensionuara në lindjen e mesme dhe Afrika. Një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve kanë kaluar Mesdheun dhe janë strehuar në kampe provizore në Greqi e Itali, shtete të cilat po përballen me fluksin më të madh të emigrantëve.
Vizion Plus


Leave a Reply