(04:13) Obama ka fituar në Pensilvani duke ngushtuar rezultatin. Tashmë sipas Exit Poll-eve të CNN, Obama ka 147 vota elektorale ndërsa Romni 158.
(03:20) Sipas Exit Poll-eve të CCN deri tani kandidati Repiblikan Mit Romni ka siguruar 152 vota elektorale ndërsa rivali i tij Demokrat Barak Obama 123 të tilla.
(02:32) Kandidati Republikan, Mit Romni ka fituar edhe në dy shtete të tjera në Arkinson dhe Tenesi, duke bërë që rezultati të kthehet në favor të tij, 82 me 64.
(02:00) Sipas Exit Poll-eve të CNN, aktualisht Barak Obama ka një avantazh përballë Mit Romnit. Në bazë të përllogaritjeve Obama ka siguruar deri tani 64 vota elektorale ndërsa rivali i tij republikan 40 të tilla. Gara mbyllet në momentin që njëri prej kandidatëve siguron 270 vota elektorale nga 538 që janë gjithsej.
Ekonomia çështja kryesore
Në një kohë kur priten Exit Pollet e para pas mbylljes së qendrave të votimit, sondazhet tregojnë se ekonomia ka qenë çështja kryesore për votuesit. Kjo shpjegon edhe arsyen pse dy rivalët Barak Obama dhe Mit Romni janë marrë gjatë me këtë çështje.
4 nga 10 nga ata që e konsiderojnë ekonominë çështjen themelore, mendojnë se papunësia është problemi kryesor i ekonomisë. Romni ka kritikuar vazhdimisht Obamën se është faji i tij që papunësia ka qëndruar mbi 8% gjatë mandatit të tij. Niveli i papunësisë në SHBA ra në 7.9% në tetor.
¾ e votuesve e konsiderojnë gjendjen e ekonomisë amerikane jo shumë të mirë dhe 3 në 10 persona mendojnë se ekonomia po përkeqësohet.
Më shumë se gjysma e votuesve thonë se për problemet aktuale duhet fajësuar Xhorxh W. Bush ndërsa 4 në 10 fajësojnë Obamën.
Shekulli Online/F.S.
Per”Alba- Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply