Ju nuk dëshironi të mbani një dietë drastike, por dëshironi të humbisni disa kilogramë?
Këtu janë 10 këshilla për të humbur peshë pa u munduar.
1 – Zgjidhni peshkun si ushqim në restorant.Drekat e punës janë të shumta dhe ju duhet të zgjidhni ç’të konsumoni. Zgjidhni sistematikisht pjatat e lehta duke u fokusuar tek peshku apo sallata.
2 – Një ditë detoksifikim trupi.Për të pastruar trupin tuaj, bëni një një ditë në javë detoksifikim të tij. Parimi është i thjeshtë: nuk lejohet alkooli dhe duhen ngrënë ushqime të shëndetshme. Ju mund të zgjidhni dietën me mollë.
3 – Një orë sport në javë.Mundohuni të ushtroni të paktën një orë sport në javë. Ju mund të vraponi ose të ngriheni 10 minuta më përpara për të bërë disa ushtrime.
4 – Shkoni në punë në këmbë ose me biçikletë.Përveçse në rastet kur puna juaj është një orë larg, ju mund të hiqni dorë nga makina ose mjetet e transportit publik dhe të shkoni në zyrë me biçikletë ose në këmbë.
5 – Përzgjidhni në mënyrë inteligjente.Personat e uritur duhet të shmangin copat e çokollatës apo gurabijet në makinat e kafesë dhe të zgjedhin çajin ose frutat.
6 – Kontrolli i emocioneve.Stresi apo zemërimi janë emocione që të shtyjnë drejt ngrënies. Mundohuni të qetësoheni në mënyrë që të shmangni ndjenjën e urisë së madhe.
7 – Bëni një udhëtim inteligjent.Ky është një parim thuajse fëmijëror, por nëse ju nuk blini soda ose birrë dhe karamele, ju nuk do t’i konsumoni ato gjatë kohës që shihni një film në mbrëmje.
8 – Evitoni të përfundoni pijen tuaj në mbrëmje.Parimi është i thjeshtë, kur gota juaj është bosh në mbrëmje, ju do ta mbushni atë me shpejtësinë e dritës. Lini pak pije në fund të gotës në mënyrë që të zvogëloni konsumin e pijes.
9 – Zgjidhni shkallët në vend të ashensorit.Nëse jetoni në katin e 4-t ose punoni në të 6-in, zgjidhni ngjitjen nëpërmjet shkallëve. Nëse çdo gjë ndodhet në katin e parë atëherë ngjituni për të vizituar fqinjët tuaj në katet e mësipërme.
10 – Merrni kohë për të ngrënë.Të ngrënit për 10 minuta në qoshen e një tavoline është një zakon shumë i keq. Shpenzoni të paktën 30 minuta. Mundohuni të përdorni pirunin rregullisht dhe të përtypeni. Mbi të gjitha, sistemi juaj tretës do jetë më i mirë.
living.al


Leave a Reply