Njeriu më i vjetër i Britanisë së Madhe ka festuar 110-vjetorin e lindjes dhe ka deklaruar: “Dua të jetoj deri 120 vjeç”.
Reg Dean, pretendon se sekreti i jetëgjatësisë së tij, është një ilaç misterioz që ka pirë në Indi.
Ai thotë se gjatë Luftës së Dytë Botërore, një doktor i kishte thënë se do të shpikte një pije, e cila të bënte të jetoje përgjithnjë dhe e kishte pyetur nëse do të dëshironte ta pinte.
“Nuk mund t’i thoja jo, kështu që e piva dhe ja ku jam”, tregon 110-vjeçari.
Reg, i cili ka lindur dy vite pas vdekjes së mbretëreshës Viktoria ka marrë një koleksion telegramesh nga mbretëresha aktuale.
110-vjeçari që ka punuar si mësues thotë se është akoma ambicioz dhe kërkon të takojë Nelson Mandelën dhe të jetojë edhe 10 vite.
/The Sun/Shekulli Online/Përgatiti F.S./
Per”Alba- Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply