Fenomen – Janë 200 vetë që po strehohen aktualisht në strehën e refugjatëve në Mynih. Ata vijnë nga 17 vende të ndryshme dhe shpesh janë të traumatizuar. Kur botët e tyre shumë të ndryshme takohen me njëra-tjetrën, shpesh ka përplasje – që rastis të jenë edhe të dhunshme
Janë 200 vetë që po strehohen aktualisht në strehën e refugjatëve në Mynih. Ata vijnë nga 17 vende të ndryshme dhe shpesh janë të traumatizuar. Kur botët e tyre shumë të ndryshme takohen me njëra-tjetrën, shpesh ka përplasje – që rastis të jenë edhe të dhunshme.
“Unë jam njeriu më i lumtur i Gjermanisë”, thotë Samuel dhe duket se ndriçon në gjithë fytyrën. Që njeriu i lindur në Benin të Afrikës, të përjetojë kaq shumë gëzim për jetën e vet, kjo sigurisht se është e mrekullueshme.
Kur në Libi shpërtheu konflikti civil në vitin 2011, Samueli i larguar nga vendlindja jeton bashkë me familjen në fshat. Një ditë atje shkon ushtria e i bastis shtëpinë: ushtarët u përpoqën t’i përdhunojnë të shoqen. Kur Samueli nisi të vëtëmbrohej, ata e rrahën atë për vdekje. Sot atë ndodhi, atij ia kujton ende një vragë e plagës që mori në atë kohë poshtë syrit. Ndërsa dhëmbët e rënë nga dhuna, iu zëvendësuan.
Më shumë se dyfishi i kërkesave
Janë rreth 450.000 vetë që kanë aplikuar për azil në RFGJ deri në fund të vitit që shkoi – më shumë se dyfishi i atyre të një viti më parë. Që tani, shumë lande gjermane nuk dinë se si të sillen me këtë valë të re që ka shkaktuar shumë probleme. Sallat e sporteve janë shndërruar në qendra provizore për strehimin e refugjatëve, janë ngritur çadra e kampingje.
“Bëhet fjalë për gjëra praktike”
“Vala e tyre sa vjen e shtohet”, – thotë Beate Lange-Kriegler me një hije lodhjeje në fytyrë. Pedagogia sociale punon për llogari të “Innere Mission München” në strehën komunitare. Ajo i përjeton problemet e tyre çdo ditë nga afër.
Para zyrës së saj në katin përdhes, është krijuar dhe sot një radhë e gjatë njerëzish. Po, sepse tani është vakti i drekës. Më pas asaj i duhet t’u shpjegojë sërish banorëve me qetësi se si blihet një biletë për të hipur në metro, se ku gjenden kurset më të afërta të gjermanishtes dhe si duhet të sillesh me autoritetet e nëpunësit e shtetit.
“Politika thuajse nuk luan asnjë rol këtu, para së gjithash bëhet fjalë për gjëra fare praktike për jetën”, shton Lange-Kriegler.
Procedurat zgjasin
E këtu bëjnë pjesë edhe masat edukuese. Pak më parë, tek ajo erdhi një nga refugjatët dhe iu lut për para e ushqime. Vetëm pak ditë më parë ai pati marrë 650 euro, por paratë i kishte shpenzuar. Në të tilla situata, gruaja mbetet me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë, mbushur me habi. Edhe pse ajo e di se sa e rëndë është situata për refugjatët shpesh të traumatizuar.
Azilkërkuesit nuk gjejnë dot punë
Streha për refugjatët është një lloj “stacioni fundor”, thotë Lange-Kriegler. Këtu vijnë azilkërkues që ndërkohë kanë kaluar fazën e parë të pritjes. Mbi 200 vetë janë këtu dhe strehohen në katër kate dhe po presin të qëndrojnë në Gjermani, apo t’i dërgojmë në ndonjë vend tjetër.
“Një procedurë e tillë në disa vende mund të zgjasë shumë gjatë”, ankohet Beate Lange-Kriegler.
Edhe nëse azilkërkuesit pas tre muajve u duhet të punojnë, askush prej tyre nuk gjen dot punë. Mungon aftësimi i tyre për tregun e punës: shumë prej tyre janë analfabetë, gjermanisht flasin vetëm pak prej tyre. Është koha e një pasigurie të plotë, me të cilin gjithkush sillet ndryshe. Ndërkohë, ngushtësia bëhet evidente.
Gruaja godet me tigan në kokë
Ndonjëherë një situatë e tillë gjeneron edhe dhunë: një zonjë para ca javëve na u desh ta zhvendosnim në një kamp tjetër. Ajo kishte goditur me një tigan kokës, një punonjëse sociale, kolegen tonë në strehë.
Të tilla fenomene në fakt janë të rralla, por ndodhin. Zënkat e vogla janë ato që mbushin përditshmërinë: makina të papastruara të larjes, apo zëri i ngritur i muzikës që dëgjohet në sfond.
F. nga Shqipëria thotë se e shqetësojnë banorët që nuk pushojnë së piri duhan në tualet. Disa net kanë kaluar kur ra madje edhe alarmi papritur. Bashkë me të shoqen dhe fëmijët, ai u desh të kërcente direkt e oborr, ku po prisnin ndërkohë disa banorë të irrituar.
Para pesë viteve F., sikurse shumë shqiptarë të tjerë, e braktisi atdheun. Disa vjet, mekaniku me profesion, jetoi në Itali e më pas viza i skadoi. Nga fillimi i prillit ai tashmë është në Mynih. Një intervistë e parë me një nëpunëse të azilkërkimit ai tashmë e ka lënë pas.
Se si do të shkojë puna e tij më tej, ai e shpjegon me një ton që i përshtatet shumë monotonisë provizore të jetës që ai po kalon në strehën për refugjatët. Fati i F. është më i paqartë se kurrë. Një zgjidhje për të gjitha problemet me të cilat ata përballen çdo ditë, Beate Lange-Kriegler nuk ka – vetëm se ajo e di se kjo nuk funksionon: “Europa po përpiqet prej vitesh, por nuk po ia del dot”.
Marrë nga: Focus.de


Leave a Reply