Prishtine- Modeli i dy Gjermanive është ajo çka zyrtarë të Qeverisë së Kosovës po permendin si zgjidhje e probleme me Beogradin zyrtar.
Në një intervistë për të përditshmen kosovare ‘Koha Ditore’ ministri i Jashtëm në Kosovë, Enver Hoxhaj tha se përmes këtij mdeoli Serbia nuk do ta njihte Kosovën, por edhe nuk do të paraqiste pengesa për anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Përparësia e Kosovës sipas këtij modeli, qëndron jo vetëm në rregullimin e një relacioni normal, edhe në atë që e ka ofruar modelin për dy Gjermanitë. Të dyja kanë qenë anëtare të OKB-së, Një model i tillë është interesant për t’u menduar. Propozimi për të krijuar zyra ndërlidhëse është shumë në funksion të këtij modeli. Edhe koncepti i fqinjësisë së mirë është në concept të kësaj”,-citohet Hoxhaj nga ‘Koha Ditore’.
Sipas misnitrit Hoxhaj normalizimi i plotë i marrëdhënieve do të bëhej kur Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, teksa deklarata ka ngjallur reagime të ndryshme në Prishtinë.
PDK-ja, partia që ka edhe shumicën qeverisëse nuk ka dhënë ende një përgjigje nëse e mbështesin apo jo propozimin, ndërsa për Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk është i nevojshëm zbulimi i tij.
Nga ana tjetër për AAK-në, një ide e tillë daton shumë kohë më parë dhe nuk është e re në skenën e marrëdhënieve mes dy vendeve. “PDK-ja ka dhënë vlerësimin e vet shumë të qartë, ne kemi ligjet e Kosovës, kemi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, kemi rezulutat e Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë përcaktuar qartë minimumin dhe maksimumin, apo thënë ndryshe vijat e kuqe, çka nuk mund të debatohet”,-tha Adem Grabovcki, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së.
“Është mirë me pyet zotërin Hoxha për modele të tilla edhe njëherë me i thënë se çka ka deshtë me thënë me këtë. Ne e kemi kushtetutën që ka buruar nga pakoja e presidnetit Ahtiasari. Kosova e ka rregullimin e
brendshëm e saj kushtetues dhe nuk shohim arsye të zbuloojmë modele, sepse del dikush na tregon edhe për naj model tjetër”,-tha Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së.
“Mendoj se jemi herët në këtë process. Mendoj se do të ketë kohë që të vijmë deri te idetë se cili do të jetë modaliteti i njohjes së Republikës së Kosovës nga Serbia, dhe anasjelltas. Ne shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur dhe që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, OSBE-së, BE-së, NATO-s”,-shtoi Ardian Gjini, shef i grupit parlamentar të AAK-së.
Ndërkohë brenda kësaj jave pritet të ndodhë edhe takimi mes kryeministrit serb Ivica Daçiç dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi, që gjerësisht është cilësuar si një frymë e re mes dy vendeve.
/IDEA/
Per”Alba -Dansk” Shkodrani


Leave a Reply