
Nga rrëfimet e bashkëkombasve tanë, për gazetën “Lajm”, me punë të përkohshme në shtetet evropiane, marrim vesh se mërgimtarët tanë të cilët këtyre ditëve po kthehen për pushime në vendlindje, kanë hasur në disa individë të pazakontë, të cilët paraqiten në autostradën Zagreb-Beograd, në territorin kroat. Në fakt, sipas Arlind Rexhepit (që punon në Zvicër) dhe më shumë mërgimtarëve tjerë, bëhet fjalë për 5 persona që flasin shqip (si duket janë shqiptarë), të cilët në kontaktin e parë shtiren si persona që kërkojnë ose ofrojnë ndihmë, varësisht nga momenti, por që kanë synime krejtësisht të errëta dhe djallëzore.
“Janë njerëz mashtrues të cilët janë të pajisur me makina të tipit Mercedez-Benz. Ata zakonisht gjenden në parkingje, por edhe në autostradë, të cilët me anë të auto-stopit, kërkojnë të ndalojnë mërgimtarët tanë duke kërkuar ndihmë, të cilët më pastaj i plackisin dhe i malltretojnë të cilët nga shtetet evropiane po kthehen në vendlindje”, rrëfen për gazetën “Lajm” Arlindi.
Rrëfime të këtilla dëgjuam edhe nga më shumë mërgimtarë tjerë, të cilët fatkeqësisht deri tani nuk i kishin paraqitur tek policia kroate, për shkak të kohës dhe frikës./Lajm


Leave a Reply