
Një person është mbytur ku të paktën 1500 emigrantë u përpoqën të hyjnë në tunelin Channel në Calais të martën mbrëma, ka raportuar policia franceze.
Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar një fond 7 milionë funtesh për të ndërtuar një rrethojë të re në terminal, dhe kryeministri britanik tha se situata është “shumë shqetësuese”.
Rasti i fundit shënon viktimën e nëntë në Tunelin Channel këtë verë.
Tuneli Channel është një vendkalim i emigrantëve nga Britania e Madhe për në Francë.
Viktima ishte sudanez i moshës rreth 25 dhe 30 vjeçare, sipas France Info website, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se ai është goditur nga një kamion.
http://zeri.info/


Leave a Reply