Amerikanët do ta kenë të vështirë të zgjedhin këtë të martë ndërsa po të ishte për globin kjo do të ishte si “bukë e djathë”.
Një sondazh ku kanë marrë pjesë 570 mijë njerëz nga i gjithë globi, tregon se Barak Obama pëlqehet më shumë se rivali i tij Mit Rumni.
Nga kërkimi i “MSN-së”, që është shtrirë në 36 vendet jashtë SHBA-së del se 81% e njerëzve janë në favor të Obamës që i të drejtojë edhe për katër vjet Shtëpinë e Bardhë.
I vetmi vend që preferon Rumnin është Kina me 52% në favor të tij ndërsa në vende të tjera përqindja më e lartë që arrin kundërshtari i Obamës është 38% (Filipine).
Vendi që del si më pro Obamës është Portugalia me 94%, Austria, Belgjika dhe Finlanda me nga 93% dhe Suedia me 90%.
Shekulli Online/F.S.
Per”Alba -Dansk” Shkodrani


Leave a Reply