Një grua shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëshorti i saj italian, janë në ankthin e marrjes së vendimit që shkon deri në 15 vjet burgim për vrasje të shkallës së dytë, pasi qeni i tyre sulmoi një person duke i marrë jetën. Pretenca e prokurorisë është nga 38 muaj deri 15 vjet burg për dy bashkëshortët.
Valbona Lucaj që shihni në foton më poshtë që ju sjell NOA.al, është gruaja 44 vjeçare nga Shqipëria e cila prej vitesh jeton në SHBA me burrin e saj italian, Sebastiano Quagliata, 50 vjeçari që shihni në fotot më tej.
Çifti bashkëshortor akuzohet për vrasje të shkallës së dytë të kryer në bashkëpunim, pasi qeni i tyre e ka sulmuar për vdekje një person 46 vjeçar, afër shtëpisë së tyre në qarkun Lapir të Miçigenit (SHBA), raporton NOA.al.
Në orët në vazhdim, pritet vendimi i gjykatës për Sebastiano Quagliata dhe gruan e tij, Valbona Lucaj,, raportojnë mediat amerikane që po i kushtojnë një rëndësi të veçantë këtij procesi të rrallë gjyqësor.
Valbona dhe burri i saj, janë të akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, por ata pohojnë se nuk mund të jenë përgjegjës për vrasje.
Çifti pohoi se janë pronarë të qenit të rrezikshëm që shihni në fotot e mëposhtme, i cili shkaktoi vdekjen e 46 vjeçarit Craig Sytsma (shih fotot më poshtë).
Craig, ishte sulmuar nga tre qenë, mes tyre edhe qeni i çiftit shqiptaro-italian. Ngjarja kishte ndodhur në vendbanimin Lapir, në korrik të vitit të kaluar, në një qytet 60 km në veriperëndim të Detroitit.
Të tre qentë sulmues më vonë janë vrarë përmes eutanazisë së urdhëruar.
Valbona Lucaj e lindur në Shqipëri, dhe Sebastiano Quagliata, i lindur në Itali, do të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara, pasi t’i vuajnë dënimet., raportojnë mediat amerikane. /a.b/noa.al/


Leave a Reply