
Tirane- Federata e gjuetarëve të Shqipërisë ka denoncuar aktivitetin e gjuetisë së paligjshme, duke e cilësuar atë si vepër kriminale.
Përmes një sërë fotografish që dëshmojnë gjuetinë e paligjshme, federata thotë se për fat të keq në Shqipëri mjafton të kesh një armë për të gjuajtur pa asnjë pengese.
Federata ngre alarmin se si pasojë e këtyre veprimeve shumë specie të faunës sonë janë zhdukur teksa thonë se denoncimet e herëpashershme të tyre kanë hasur vetëm në heshtjen e autoriteteve.
IDEA po publikon të plotë denoncimin dhe fotot që e shoqërojnë fenomenin:
Denoncojme kete gjueti kriminale
Ne Shqiperi mjafton qe te kesh nje arme gjuetie dhe mund te gjuash si te duash e kur te duash.Si pasoje fauna e gjuetise eshte perkeqesuar se tepermi ku lloje te tera speciesh si fazani,thelleza e fushes, lepuri i eger ne zonen bregdetare, te tjera specie shtegtare si pata e eger etj, jane zhdukur. Jane ne limitet kritike thelleza e malit, kaprolli, dhia e eger, derri i eger etj.
Si OJF dhe pjese e shoqerise civile, Federata e Gjuetareve e Shqiperise me nje pervoje me se 60-vjecare ne fushen e menaxhimit te gjuetise, antare me te drejta te plota ne FACE, Federata Europiane e Gjuetise dhe Konservimit te Botes se Eger dhe CIC, Bashkimi Nderkombetar i Federatave te Gjuetise, anetare e grupimit Ekolevizja dhe bashkepunuese e ngushte me MMPAU, Policine e Shtetit e organizatat mjedisore, shume here e ka ngritur zerin ne parandalimin e gjendjes shume te veshtire ku ndodhemi por deri me tashme vetem heshtje.
Ka me se 20 vite qe vetem shfrytzohet barbarisht kjo pasuri publike dhe asnje investim per rehabilitimin e rezervateve te gjuetise,dikur nder me te miret ne Ballkan, apo zonave te mbrojtura qe vetem emrin kane te tille.
Sikur te mos mjaftonte kjo,gjuetia “turistike”me te huajte qe vijne nga jashte e kryesisht Italian (pjesa me e madhe ne te zeze), bejne kerdine ne ate pak c’ka mbetur. Numri i tyre shtohet cdo vit duke ardhur vale vale ne vendin tone per te gjuajtur madje edhe kur sezoni i gjuetise eshte i mbyllur, gjuajne ku te duan e vrasin sa te duan gjate gjithe diteve te javes, perdorin gjithe mjetet e sofisikuar si aparate zendjellese, stampa, regjistratore, kurthe e cdo gje tjeter te ndaluar me ligj ne gjithe Europen, vrasin kafshe e shpend pa limit vetem per te kenaqur epshet e tyre vrastare. Dhe kete e bejne ne mes te dites,ne sy te atyre qe jane te ngarkuar me ligj per te mbrojtur kete pasuri Kombetare, ne sy te policise se shtetit, te drejtuesve te njesive te qeverisjes vendore, te doganave e te nje morie organizatash mjedisore pa ju hyre gjemb ne kembe.
Nen petkun e integrimit (te neneshtrimit) keta bandille lejohen te gjuajne dhe bejne kahsapanen mbi faunen e eger qe po nuk u vu dore sa me pare do te na mallkojne brezat qe do te vijne. Federata e Gjkuetareve e Shqiperise si perfaqesuese e 38 shoqatave ne gjithe vendin me mbi 17 mije antare ne moralin dhe frymen tone kemi organizimin e gjuetise se qendrueshme duke ruajtur barazpeshen mes shfrytezimit e shtimit te kafsheve dhe shpendeve te egra.Ne do te vazhdojme te denoncojme kete lloje gjuetie nga te huajte deri sa shteti te vere dore e te miratoj moratoriumin per ndalimin e saj per nje periudhe te pacaktuar kohore.Nje gje te tille e ka bere Greqia vite me pare me vendim parlamenti.Jemi duke pergatitur nje dokumentar me kete gjueti kriminale qe mund te organizohet vetem ne Shqiperi ku me pamje direkte ,intervista nga deshmitare okulare vendas e te huaj,vidio e foto te marra ne vendin e gjuetise do te japim nje pasqyre te plote per ate c’ka po ndodh ne vendin tone.
Sa cinike, tallese, e fyese, sa te pangopur ne gjueti, korruptuese, e humbje dinjitetit por edhe poshteruese eshte, se si sillen keta kontrabandiste me pasurine tone.
Shqiperia e bukur… Ne Shqiperi mund te besh c’te duash, nderkohe qe ne Sardenje, pavaresisht se kemi kalendarin me te kufizuar ne Europe te gjuetise, me ankesat dhe thirrjet e njerezve qe merren me kafshe, mund ti harrosh mellenjat. Rrofte gjuetia ne Shqiperi…..
Shikoni keto foto, te perzgjedhura mes me se njeqind te tilla. Ndihmoni me autoritetin Tuaj dhe forcen qe ju jep ligji e te gjithe sebashkut t’ju dalim krahe punonjesve te policise pyjore qe nga drejtorite e sherbimit pyjor ne rrethe deri ne MMPAU (shume te paket ne numur e mjete logjistike) dhe te kontribuojme qe kjo gje te marre fund sa me pare.
Ju faleminderit.
Themi Perri
Sekretar i Pergjithshem i Federates se Gjuetareve te Shqiperise.

Kafshë të ngordhura

Shpendë të vrarë

Shpendë në tokë

Gjuetia ilegale e shpendëve

Gjuetia ilegale

Masakra e gjuetisë ilegale

Shpendë të ngordhur

Gjueti ilegale

Shpendë të vrarë ilegalisht
http://www.gazetaidea.com/1masakra-e-gjuetise-ilegale-zhduken-specie-te-rralla-ne-shqiperi-foto/
Per”Alba -Dansk” Shkodrani


Leave a Reply