“Askush nuk ka të drejtë të vërë dorë mbi një grua. Tani e kuptova këtë. Edhe sikur të ndodhë v…
http://www.flurudha.com/2015/07/mesazhi-prekes-i-nje-femre-te-dhunuar.html
“Askush nuk ka të drejtë të vërë dorë mbi një grua. Tani e kuptova këtë. Edhe sikur të ndodhë vetëm një herë, është e papranueshme. Por t’ju bëjnë të mendoni se kjo është e pranueshme është edhe më keq. T’ju torturojnë psikologjikisht dhe t’ju thonë që jeni paranojake ose të pasigurta …. askush nuk duhet ta bëjë këtë për çdo grua”.
Ky është mesazhi për çdo femër që është viktimë e dhunës, nga një nënë e dy fëmijëve që është dhunuar nga bashkëshorti i saj, pasi ajo zbuloi tradhtinë e tij.
Emma Murphy nga Irlanda shpjegon në video se ajo ka menduar për një kohë të gjatë në lidhje me publikimin ose jo të historisë së saj, por në fund vendosi që për hir të dy fëmijëve të saj të vegjël, të publikonte këtë video-mesazh për të rritur ndërgjegjësimin “për të gjitha gratë”.
Murphy tregon se kur e zbuloi se burri e tradhtonte, ajo vendosi t’i jepte atij një shans tjetër, por të premten e kaluar kuptoi se ai e kishte mashtruar përsëri. Kur ajo u konfrontua me të për këtë gjë, ai e goditi në fytyrë.
Leave a Reply