
Ndryshimet që po ndollin në gjithë hapsirën shqiptare ,por edhe në diasporë kerkojnë që sejcili nga ne të rritë shkallen e përgjegjësisë së tij,për ti dhënë tjetrit atë cfarë është më e nevojshme. Dhe në këtë aspekt edhe media dhe shoqata duhet të ecin përpara me zhvillimet e reja që tu përgjigjen atyre në kohe reale.
Në këtë prizëm edhe Radio Projekti 21 ,në Mbretërinë e Danimarkës dhe pikërisht në Kryeqytetin danez ,së bashku me Shoqatën Kulturore “Alba – Dansk” ,që tashmë ka bërë një emër të mirë, po bashkpunojnë për projekte në të ardhmen, që të jenë sa më të dobishme dhe te sjellin produktivitet tek dëgjuesit ,por dhe tek anëtarët e shoqatës dhe mbarë komuniteti shqiptar që punon e jeton në këtë shtet Skandinav.

Drejtori i këtij i Radio Projekt 21, z. Havzi Sulejmani ( Xhaxhi) dhe Drejtori Teknik Shpëtim Xhaladini si dhe dy përfaqësuesit e Shoqatës “Alba – Dansk ” z. Arben Hoxhaj ,kryetar i shoqatës dhe z. Luigj Shkodrani ,sekretar i shoqatës bënë një takim së bashku për të diskutuar shumë gjëra që duhen bërë ndryshe,për të permirësuar dhe ngritur në një shkallë më të lartë cilësinë programeve të kësaj radioje shqipe në diasporë që ndëgjohet jo vetëm nga Komuniteti Shqiptar këtu në Danimarkë,por dëgjohet në mbarë botën ,deri në Australinë e largët ,apo dhe ne Kinë, ku ka degjuesit e saj. Kjo është mundësia që ka sjellë teknologjia e përparuar.

Takimi u zhvillua në frymën e një bashkëpunimi konkret në mes te Radios dhe shoqatës. Sejcili që e mori fjalën në këtë takim ,foli për atë cfarë ai din më mirë për të bërë dhe duke marrë përgjegjësite e veta,që gjërat të kene ndryshim.
Po ashtu u vu në dukje që edhe bashkëpunëtorët e kësaj radio që janë në studiot improvizuese ,duhet të më shumë kujdes gjatë trasmetimit të programeve të tyre,në atë ambjent ku ato punojnë të mbahet qetësi gjatë bisedës se drejtuesit të programit me dëgjuesit e tij,se kjo e dëmton punën në radio. Por edhe më shumë kujdes duhet të tregohet në korrektësin e trasmetimit dhe nuk duhet që programi të ndalet vend e pa vend,apo për një kohë të gjatë. Kështu që në cdo moment duhet të lidhen me tekniken në studion kryesore,për cdo problem që të krijohet,qe programi të vijojë normalisht. U diskutuar dhe për programe të reja,por dhe për afrimin sa më shumë të rinjve shqiptarë ,me programet e tyre zbavitëse,gjëra këto që ne të ardhmen duhet patur në qender të vëmendjes.
Po ashtu edhe për Shoqatën u fol që të punohet në një formë me ndryshe,megjithse u vlerësua cdo gjë e mirë që është bërë këto 5 vite,duke bërë të njohur në të gjitha institucionet daneze dhe në komunen e Kopenhagës,në Komitetin e të Huajve,që në Danimarke jeton nje nacionalitet shqiptar ,që vinë nga trojet shqiptare dhe për këto 5 vite ,janë njohur nëpërmjet veprimtarive ,më shumë doke e zakone ,me guzhinën shqiptare ,me vallen e bukur ,pra sot Shoqata zënë një vend nderi në Danimarkë dhe është e ftuar të marrë pjesë në të gjitha evenimentet që zhvillohen në Danimarke,ndaj të rinjët duhet ti bashkangjiten kësaj Shoqate ,sepse ato përfitojne përvoja të mira për jetën e tyre,gjatë konferencave të ndryshme të bisnesit dhe shumë e shumë veprimtarive që zhvillohen këtu nga institucione ,shoqata dhe firma të ndryshme bisnesi. Të gjithë fluksin e madh të ftesave ,ka raste që Shoqata nuk e përballon pjesemarrjen në to.

Por edhe pse janë këto marritje duhet të punohet edhe më shume në lidhje me fondet humanitare,për të ndihmuar shtresat në nevoje në trevat shqiptare. Për këtë u fokusua dhe u ndalën gjatë në këtë diskutim,që shoqata duhet të jetë promotore të kontaktoje me institucionet e shoqatat humanitare ,që të kordinojnë punën me bazën dhe jo ndihmat të shkojnë për institucionet ,në Shqipëri,në Kosovë e Maqedoni ,apo dhe në trevat e tjera shqiptare. Vertetë është një punë madhore që do të bëhet,por duhen vullnetarë,duhet dhe sponsorë që të mbulojnë disa mungesa që do paraqiten. Ky projekt ,patjetër që kërkon dhe zyra përkatëse dhe njerëz që do të vihen në dispozicion të këtij projekti,ndaj idetë u hodhën në këtë takim,për tu diskutuar edhe me gjërë ,me shokë,miq e kolegë,dashamirë të Shoqatës,të Radio Projektit dhe patriotë të vërtetë që e duan atdheun dhe kombin e tonë,me vepra e jo me fjalë boshe. Ky është patriotizmi ,ti gjindesh njerzve tuaj në ditë të vështira, jo më me fjalë por me vepra të mira në shërbim te tij.
Janë tentuar disa herë nga individë të ndryshëm të bëhen aksione të tilla humanitare,që në disa raste kanë gjetë përkrahje,si rasti i Fejzal Dalipit ,një bisnesmeni shqiptar të suksesshëm që me ndihmen e një organizatë humanitare ,ka dergur ndihma në spitale të ndryshme në Maqedoni dhe në Shqipëri. Ky është një rast që duhet përkrahur dhe falenderuar shumë për humanizmin e tij. Por edhe Radio Projekti ka merita të vecanta,që dihen nga të gjithë,ne aksionet humanitare, por kur këto aksione bëhet të organizuara dhe në lidhje direkte me anë të Shoqatës janë dhe me produktive,sepse hyhet atje ku individi nuk mund të hyjë dot,sepse shteti njeh institucionin dhe institucion për në shqiptarët në Danimarkë është Shoqata “Alba – Dansk” që njihet me të drejta të plota në këtë shtet.
Ishte një diskutim i gjatë në mes të palëve që u rrahën shumë tema,por ishte një takim ndër me frytëdhënësit,sepse u caktuan pikat dhe shtyllat kryesore ku do të punohet menjeherë pas pushimeve të verës 2015.
Kuptohet sejcili në vendin e tij ,në detyrën e tij të kryejë atë që din me mirë të bëjë ai.
Kështu u mbyll dhe ky takim për tja lënë vendin takimeve të tjera që do të pasojnë pas kthimit nga pushimet verore të aktivistëve tonë.
Sektori i shtypit
Shoqata “Alba – Dansk”


Leave a Reply