
Gjuha shqipe eshte e mbushur me nje trashegimi sa te rralle edhe pak te njohur e vleresuar nga shqiptaret. Behet fjale per dallimin e gjurmeve te besimit ne gjuhen shqipe. Kjo manifestohet me qindra here dhe me shume menyra, por duket me qarte dhe me hapur tek tradita shqiptare.
E hapa kete teme per te sjelle disa shembuj gjuhesore dhe praktike qe i hasim perdite ne zhargonini e shqipes kudo:
Citim : Kjo teze eshte e parendesishme ne kete teme per dy arsye. Si nga kendveshtrimi shkencor, gjuha shqipe ne trungun e gjuheve indo-europiane eshte dega e pare e dale nga trungu, dhe gjuhet me prejardhje latine jane disa dege me lart. Llogjika te shtyn te besosh se ekzsiton edhe nje mundesi qe latinishtja te kete huazuar nga shqipja e jo anasjelltas. Ajo qe shtyn ty dhe shume studies te tjere te dilni ne perfundimin e mesiperm eshte thjeshte fakti qe latinishtja ka qene nje gjuhe shume here me e mirenjohur se shqipja.
Ai degëzimi është një paraqitje grafike proçesit të krijimit të gjuhëve me një renditje alfabetike (ose gjeografike në shumë raste) dhe jo kohore. Duhet ta kuptosh më shumë si një flow chart ku të gjitha gjuhët janë të barabarta për nga shkëputja nga gjuha protoindoeuropiane – mëmë. Për të treguar vektorin e huazimit ka një shkencë të tërë që quhet gjuhësi dhe një disiplinë shkencore që quhet gjuhësi krahasimtare me ligje e kompetencë. Një fjalor etimologjik i shqipes do të të ndihmonte shumë.
Citim:Por edhe sikur teza e ngritur qe shqipja ka huazuar nga latinishtja dhe jo anasjelltas te ishte e vertete, kjo eshte e parendesishme ne kete teme pasi interesi im ne kete teme nuk eshte eksplorimi i fjaleve te nxjerrja plotesisht, por eksplorimi i tradites. Shqiptaret i perdorin keto fjale ne traditen e tyre shume ndryshe nga italianet.
Interesi yt tregon kryekëput një kabalizëm në interpretimin e traditës.
Citim:Tregoj – Tre-goj eshte nje sinonim i fjales rrefej. Kur e ndan ne rrokje do te thote “tre goje”. Interesant eshte numri tre, mbase nje simbolike e Trinise se Shenjte? Apo nje ndjesi e shqiptareve per te mos genjyer perpara Trinise se Shenjte?
Tregoj, prej treg dhe kjo prej sllav. trЪgЬ
Zot – E keni vene re se si shqiptaret perdorin fjalen Zot per tiu drejtuar jo vetem te Plotfuqishmit por edhe njeri-tjetrit?
Faleminderit – Falem me nderim. Kur i thua dikujt faleminderit, je duke i thene: “Te falem me nderim”. Fjala falem perdoret ne shqip si sinonim i lutem Zotit.
Falje – Falem ne Kishe/Xhami/Teqe. Perseri, shume shqiptare thone “do shkoj te falem ne kishe/xhami/teqe” por ne te njejten kohe e perdorin kur kerkojne te falur njeri tjetrit. Te me falesh. Shkuarja ne kishe shihet si nje gjest i kerkimit te faljes per mekatet drejtuar Perendise. Dhe nga ky kontekst kishtar, aplikohet edhe ne shoqeri ne raportet me njeri-tjetrin.
Te trashegohesh – Nje nga urimet me popullare me raste fejesash dhe martesash eshte edhe te trashegohesh. Trashegimi nenkupton vazhdimesine e jetes pas vdekjes, lindjen e femijeve, lenien e trashegimtareve. Interesant ne kete lloj urimi eshte konteksti ne te cilin behet, se si ne nje nga ditet me te gezuara per nje cift, gezimi shfaqet si nje triumf mbi vdekjen.
Urata – Urata eshte nje fjale tjeter e vjeter e me shume interes. Ajo perdoret here si sinonim i fjales prift e here si sinonim i fjales bekim. Te bie ne sy ngjashmeria me fjalen Ura qe lidh dy brigjet e nje lumi, dhe qe shume mire mund te jete rrenja e kesaj fjale. Ura-ta (ura qe na u shfaq) qe mund te kete nje simbolike si ne aspektin kishtar: personifikimi i priftit me Krishtin, ku vete Krishti pershkruhet si nje Ure e Shfaqur qe lidh natyren hyjnore me ate njerezore. Aspekti tjeter eshte ai njerezor, kur shqiptaret ngushellojne njeri-tjetrin me rastin e vdekjes se prindit: “Te te kete lene uraten nena/babai” ose kur nje i moshuar i thote nipit e mbeses: “Pac uraten mor bir” si nje menyre falenderimi. Urata ne te tilla raste simbolizon uren qe lidh boten e te vdekurve me boten e te gjalleve. Ashtu sic deshmon se sa e rendesishme ka qene dhe vazhdon te jete nderimi i prinderve dhe pleqve si nje menyre per te marre uraten/bekimin e tyre para vdekjes. Dhe kjo ka nje vlere kur mendon se urata nuk eshte dicka materiale apo fizike, por shpirterore.
Besa – Fjala besa eshte nje fjale e vjeter e gjuhes shqipe kuptimi dhe aplikimi primar i se ciles eshte sinonim i fjales fe. Besa e Krishtere/Myslimane/Bektashiane etj. Besa ne shqip, ndryshe nga kuptimi qe merr ne gjuhe dhe popuj te tjere, nenkupton nje kontrate midis njerezve dhe Perendise. Pra te jesh i beses se krishtere, nenkupton qe i ke dhene besen Krishtit. Te jesh i beses muhamedane, nenkupton qe i ke dhene besen Muhamedit. Ne popujt e tjere, feja ka nje kuptim me te pergjithshem dhe nuk perkufizohet ne aspektin e dedikimit personal karshi Perendise. Nga ky aplikim primar i fjales bese sot e gjejme kete fjale edhe ne raportet e njerezve me njeri-tjetrin. Kur dikush thote “te jap besen” nuk eshte vetem duke te dhene fjalen, eshte duke te thene, “Perendia le te jete deshmitar, qe une nuk kam per te te dale nga fjala”.
Ka me dhjetra fjale te tjera ne gjuhen shqipe qe nxjerrin ne pah gjurmet e thella e te vjetra te besimit tek shqiptaret si popull dhe si keto gjurme kane mbetur jo vetem ne boten shpirterore te shqiptareve por edhe ne traditen, gjuhen e cdo aspekt te jetes se tyre.
Vazhdoni te sillni ne kete teme shembuj te tjere nga gjuha shqipe qe ju kane bere pershtypje brenda kontekstit fetar.
Tungjatjeta – Tu ngjat jeta mund te interpretohet fjale per fjale si nje urim per nje jete te gjate mbi toke. Por une nuk mendoj se ky eshte kuptimi i plote i saj. Kjo fjale pershendetese nuk nenkupton vetem nje urim per nje jete te gjate mbi toke, ajo shume mire mund te nenkuptoje edhe nje vazhdimesi te jetes pas vdekjes. I uron dikujt qe Perendia ta coje ne parajse pas vdekjes, ku parajsa ne kete rast nuk eshte gje tjeter vecse nje vazhdimesi e jetes. Ajo mund te kete edhe nje kuptim tjeter, qe jepet ne formen e nje nderimi ne pavdekesi, ku emri i nje njeriu te mire e te shquar eshte i gjalle e nderohet edhe nga brezat ne vazhdim edhe shume kohe pas vdekjes.
Interesant ne kete fjale eshte fakti qe edhe pse ne zhargonin e perditshem perdoret si nje forme pershendetje e thjeshte, ajo ne vetvete eshte nje lutje apo bekim. I lutem Perendise qe te jetosh gjate.
Qofshë faqebardhë = e uron tjetrin që jetë gjithnjë i ndritur, i mirë, i papërlyer qoftë në këtë jetë qoftë në amshim
Puna e mbarë= e uron të ketë gjthnjë të mbara në ato që bënë.
RRuga e mbarë = I dëshiron tjetrit kudo që niset një rrugetim pa telashe pa qoftë ai rrugetim edhe në botën tjetër!
Do të sjellë edhe ca fjalë tjera të cilet vetëm gjuha shqipe i ka por jo edhe të tjerët!
le t’ma thotë njeri se në cilën gjuhë, aty ku jeni, vje ndonjeri dhe të thotë ” Puna e mbarë ” ose kur nisesh ” Rrugë të mbarë”?
Gjuha shqipe – Gjuhë perendie bre!
Si thoshte Naimi?
” Ty Shqiperi të qofsha falë ( Shqiperia emri i dashur i perendisë)
Të kam nënë e më ke djalë”.
Sepse Zoti që është i gjinisë Mashkullore e deshi gjithnjë Shqiperinë që i dha emër femëror!
Se Gjuha shqipe është Gjuhë e perendisë dhe e preferuar nga perendia s’do mendë shumë për ta kuptuar kështu që përdorimi i ciles do gjuhë tjetër gjatë Lutjeve, përshendetjeve, urimeve, është njëkohsishtë fyerje për vet perendinë!
Populli ynë falë ndihmës së Zotit përdorë shprehje të bukura që lidhen me besimin e tij për Zotin dhe ekzistencen e tij gjatë përshendetjeve ose duke uruar njëri tjetrin.
Kështu kur dy njerez Takohen i pari mund t’i thotë:
” Mirëmëngjez! Mirëmbrëma! Mirë se të gjeta!”
” Tungjatjeta!”
I dyti ia kthenë:
” Mirëmbrëma! Mirëdita! Mirë se erdhe! Tungjatjeta!”
Kur dy Njerez largohen nga njëri tjetri i thonë:
” Mbetsh me shendet” Mirëmbetsh! Mirupafshim! Naten e mirë! Ec me shendet! Mirë u pjekshim! Mirë të gjetsha! Udha e mbarë! Vafsh e ardhsh shendoshë!”
Po në cilën gjuhë të botës ka kaq shumë Përshendetjesh dhe me plot kuptim se në gjuhën Shqipe? Në asnjëren! A, nuk është ky shembull i mjaftueshëm për të kuptuar që; Gjuha shqipe dhe shqiptaria janë të zgjedhurit e Perendisë!
Me raste Feste thuhen këto shprehje:
” Për shumë vjet! Gëzuar! Mot më mirë!”
Tjetri përgjigjet:
” [b]Gëzuar! Gjithë bashkë!”
Në dasëm një palë urojnë:
” U trashëgofshi! urime! Me bukë të ëmbël!
Pala tjetër përgjigjet:
” gaz paç”!
Një të sëmuri i thuhet:
” Të shkuara! me ditë e pa zarar!”
Në rast vdekjeje:
” Ngushllime! vetë shëndoshë!”
Varr – Eshte interesant fakti qe fjala varr, vendi ku varroset dikush, eshte ne te njejten kohe edhe nje folje ne gjuhen shqipe: “varr veten” ose “varr rrobat”. Varri te sjell nder mend varrjen e Jude Iskariotit, apostullit qe tradhetoi Krishtin, i cili “varri veten”. Dhe duke varrur veten ai u vetedenua per te jetuar ne ferr, i ndare nga prania e Perendise.
Pagezim Pagezimi eshte nje nga misteret e Kishes qe simbolizon larjen e mekateve dhe rilindjen shpirterore ne Krisht te besimtarit qe pagezohet me uje. Fjala page-zim ose pagez-im ka si rrenje fjalen page (rroge) dhe prapashtesen -zim ose -im qe nenkupton ne shqip permbushjen, kryerjen, konfirmimin e fjales pararendese. Kjo fjale nenkupton shlyerjen e pages, pagimin per ndjesen e mekateve.
Vaj – Interesante per fjalen vaj eshte perdorimi i saj si fjale me shume kuptimi. Vaj gjelle apo vaj makine, dhe si vajtim kur ndahesh nga nje njeri i dashur. Ne kete perdorimin e dyte, vajtimi sherben si nje sinonim me lotet, ku lotet bien si pika vaji mbi fytyre. Vajtoj, lotoj, qaj ne shqip jane sinonime. Nga kendveshtrimi fetar, lotet jane vaji i shpirtit, dhe vaji ne Kishe sherben edhe si nje sherrues i mistershem i shpirtit te njeriut.
Shenjt – Fjala shenjt qe eshte rrenja e fjaleve shenjteri apo shenjtor, ne shqip tingellon shume ngjashem me fjalen shenje. Mbase nenkupton “njeri me shenje”, njerez te zgjedhur/shenuar nga Perendia?
Qortoj – Folja qor-toj tingellon sikur i flas nje te qori, nje te verberi, e i tregoj ate qe ai nuk arrin dot ta shikoje pasi i ka ikur drita e syve. Te sjell nder mend ate proverbin biblik: “Mos kerko te heqesh halen ne syrin e shokut, kur nuk heq dot trarin nga syri yt” ose “Mos trego me gisht tek hala ne syrin e shokut, kur nuk arrin te shikosh dot trarin ne syrin tend”.
Bamiresi – Ba-mire-si Mund te interpretohet fjale per fjale si bej mire. Pyetja lind, bej mire si kush? Ashtu sic e ka urdheruar Perendia.
Ndje – Nje tjeter sinonim i fjales fal eshte edhe fjala ndje “me ndje mekatet” qe do te thote, me fal mekatet. Ndje eshte rrenja e foljes ndjej, qe perdoret vetem per te pershkruar ndjesine e shpirtit te nje njeriu.
Zjarr – Nje tjeter fjale interesante ne shqip eshte edhe fjala zjarr. Zja-rri (Zoti-ja-rri) eshte pershkrimi i shfaqjes se Perendise Moisiut ne mal ne si nje shkurre e zjarrte. Nese ky interpretim do te ishte sadopak me baza, shqiptaret ne zjarrin shohin vete Perendine.
Kupa – Ku-pa Ne kishe, fjala Kupe pershkruan Kupen e Shenjte qe mban trupin dhe gjakun eukaristik te Krishtit. Interesant me kete fjale eshte fakti, se kupa ne shqip e rrokezuar do te thote “(atje) ku pa” dhe Kupa e Shenjte do te thote “(atje) ku (u) pa i shenjti”. Marrja e kungates nga i krishtere simbolizon marrjen e mistershme te gjakut dhe trupit te Krishtit, pra nje perjetim te misterit te Perendise.
Meshiro – Me-shi-ro ne shqip do te thote “me shero” ku sherimi nenkupton clirimin nga e keqja qe me ka zene. Perdoret shpesh nga te krishteret ne lutjet e tyre: Meshiro o Zot, Meshiro o Zot, Meshiro o Zot!
Zoteri – Zoti-ri, qe po ta marresh rrokje per rrokje do te thote “atje ku ri Zoti”. Edhe ne gjuhe te tjera te botes gjejme perdorimin e ngjashem te fjales Zot edhe tek burrat, ajo qe eshte e vecante ne shqip, eshte fakti qe burri nuk krahasohet me Zotin, por eshte nje “Zot-mbartes” pasi ne te ri Zoti. Eshte tipike kjo me traditen e krishtere per “per te pare ikonen e Jisu Krishtit ne fytyren e cdo njeriu te kesaj bote”.
Zonje – Zo(t)-nje Fjala zonje ben dallim te dukshem nga fjala Zoteri, por ne trung te fjales eshte po Zoti. Kur e shqipton si fjale te duket sikur je duke thene “Zoti nje”. Mesazhi qe percjell si fjale mund te jete i dyfishte “Zoti na beri nje” qe nenkupton krijimin e Eves nga brinja e Adamit, ose mesazhin tjeter “burre e grua jane nje”. Pak a shume eshte i njejti mesazh pare nga dy kendveshtrime te ndryshme.
Besim – Fjala besim rrjedh nga trungu i fjales besa dhe te le pershtypjen sikur eshte krijuar nga shkrirja e “besa ime”.
Tregoj – Tre-goj eshte nje sinonim i fjales rrefej. Kur e ndan ne rrokje do te thote “tre goje”. Interesant eshte numri tre, mbase nje simbolike e Trinise se Shenjte? Apo nje ndjesi e shqiptareve per te mos genjyer perpara Trinise se Shenjte?
Lindje – Eshte interesant fakti qe shqiptaret perdorin te njejten fjale, lindje, si per te simbolizuar lindjen ne jete edhe per te simbolizuar nje orientim gjeografik. Atje ku “lind dielli” eshte Lindja.
Perendim – Fjala perendim eshte shume me interes ne shqip si per nga forma edhe per nga mesazhi qe percjell. Perendimi i diellit perfaqeson Perendimin. Te bie ne sy qe ne rrenje te kesaj fjale eshte fjala Perendi, qe do te thote Zot. Kur e shqipton te krijohet pershtypja sikur thua “Perendia im”. Po c’lidhje ka Perendia me perendimin e diellit? Ne syte e shqiptareve, perendimi i diellit mund te kete simbolizuar zbritjen e diellit nga kupa e qiellit, ne toke. Perendia mes nesh?
Veri – Jug Interesant per fjalet veri jug ne shqip eshte aplikimi i tyre ne forme koordinatash hapesinore, por edhe ne raport me eren. Shqiptaret thone “po fryn veriu” qe nenkupton nje ere te forte e te ftohte, ose “po fryn juga” qe nenkupton nje ere te lehte e te ngrohte. Nje observim interesant qe behet ne shqip eshte fakti se Lindja dhe Perendimi jane fjale te dala nga konteksti esencial/qiellor i Zotit, kurse Veriu dhe Jugu jane ne kontekstin e veprimit te forcave te plotfuqishmit. Ne kopshtin e Edenit kur Perendia ecte ne prani te Eves dhe Adamit keta te dy nuk e shihnin me sy por e ndjenin pranine e Tij ne formen e eres qe u perplasej ne fytyre.
Lumi – Ne fjalorin fetar te shqipes, gjejme edhe fjalen “lumerimet” qe eshte sinonim i fjales bekimet. Bie ne sy qe lumerimet ka ne rrenje te vete fjalen lume. Lumerimet biblike jane te lidhura me Hirin e Perendise me ane te te cilit shenjterohet jeta e nje besimtari. Interesant eshte koincidenca me profecine biblike te lumit me uje te kulluar qe buronte nga Tempulli i judenjve te Jeruzalemit dhe qe u perhap ne mbare boten. Ky vegim iu shfaq nje profeti para lindjes se Krishtit, dhe parashikonte ardhjen e Krishtit dhe permbytjen e kesaj bote jo me uje por me Hirin e Perendise. Lumerimet nuk jane gje tjeter vecse shuarja e etjes me ujin e ketij lumi. A e gjejme “lumin” ne fjalen lumerimet ne gjuhet e tjera te botes?
Ndihme Fjala ndihme eshte interesante pasi e gjejme te perdorur shpesh ne traditen fetare te krishtere mes shqiptareve. Kryesisht ne urimin “te qofte ndihme”. Ky urim i jepet besimtarit qe sapo ka kunguar apo ka bere nje akt bamiresie ndaj Kishes apo ndaj komunitetit. Te bie ne sy ngjashmeria e fjales ndihme me fjalen ndjeme. Me ndihmo dhe me ndje, tingellojne shume ngjashem. Te krijohet pershtypja se ndihma per te cilen flasin shqiptaret brenda tradites eshte ndjesa e mekateve nga Perendia.
Trinia Fjala Trini perdoret per te identifikuar Perendine Triun, Atin Birin dhe Shpirtin e Shenjte. E gjejme ne forme te ngjashme edhe ne gjuhe te tjera te huaja, por ajo qe e vecon kete fjale ne shqip eshte se si shqiptaret kane dale me fjalen Trini per te pershkruar te parrefyeshmin, Zotin. Tri-ni tingellon si Tri-Nji qe nese do te guxonim ta shqiperonim ne kontekstin theologjik: Tri ne Nji, tre personat e Trinise se Shenjte qe ndajne nje esence, nje natyre dhe jane te pandare nga njeri-tjetri.
Grua – Fjala grua ne shqip eshte shume unike dhe te vetmen fjale te ngjashme ne shqip kemi fjalen “grure”. Te kete valle ndonje urre lidhese ose ngjashmeri midis ketyre dy fjaleve? Simbolika eshte shume e goditur ne fakt. Gruri simbolizon jeten ne dy forma: mbajtjen gjalle te frymes me ane te miellit e bukes qe behet nga gruri; shumimi i njerezve, lenia e pasardhesve te shumte: “u shtofshi si grure” eshte nje nga urimet qe pleqte e moshuar shqiptare ende urojne nje cift te ri apo nje grua qe sapo lindi. Gruaja nga ana e saj eshte mbartese e jetes, ajo lind dhe sjell nje jete te re ne kete bote. Ajo kujdeset, ushqen dhe gezon burrin dhe familjen me femijet qe sjell ne jete. Ashtu si nje kokerr e vogel gruri rritet e jep nje kallep plot me fara gruri, ashtu edhe nje grua e vetme sjell ne jete shume femije.
Burri – Ne pamje te jashtme, eshte paksa e veshtire te gjesh nje fjale te ngjashme apo origjinen e fjales burri. Nje fjale e ngjashme me te ne shqiptim ne shqip eshte edhe fjala “burim”, qe nenkupton nje pikenisje, nje origjine, nga ku buron/rrjedh uji. Ka ndonje simbolike te dallueshme midis burrit dhe burimit? Duke qene si burimi i ujit per shqiptaret eshte pare si nje burim i jetes, pasi pa uje nuk ka jete rreth e perqark, po ashtu edhe roli i burrit ne familjen shqiptare eshte primar dhe qendror. Ashtu si te gjithe njerezit shkojne ne burim per te shuar etjen, ashtu edhe te gjithe pjesetaret e familjes perplasen tek burri/babai i tyre per cdo problem.
Albo


Leave a Reply