Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj (1939 – 1990)Rreth viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe rezistencës kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë.
Në menyrë që rezistenca të organizohej sa më mirë u zhvilluan disa kongrese, të cilat do të merrnin vendime të rëndësishme për vazhdimin e luftës kundër pushtuesve.
Pas luftës Partia Komuniste arrti të përqendrojë pushtetin në duart e saj duke u bërë forca e vetme politike dhe vendimmarrësë në vend, e cila nuk pranonte kritika.
Gjatë viteve 1945-1990 u përshtat modeli stalinist në zhvillimin e konomik dhe drejtimin politik të vendit. Në Shqipëri u shtetëzua industria e çdolloj veprimtarie tjetër ekonomike dhe u kolektivizua bujqësia.
Gjithashtu u ngrit kulti i individit rreth diktatorit Enver Hoxha duke e cilësuar atë si drejtues të madh dhe të pagabueshëm. U zbatua në mënyrë të ashpër “lufta e klasave” , sipas së cilës u shpronësuan pronarë tokash, u internuan dhe u pushkatuan me mijëra individë të pafajshëm. U krijua nocioni i “armikut të brendshëm” dhe “armikut të jashtëm” dhe “syrit vigjilent të partisë” që i mbërthente gjithnjë.
Megjithatë në këto vite pati edhe zhvillime pozitive si : zhdukja e analfabetizmit, përsosja e shërbimit arsimor dhe shëndetësor, ngritja e fabrikave të mëdha industriale, ngritja e hidrocentraleve, elektrifikimi i vendit etj.
Por në vitet 80`-90` vendi u pershkua nga një krizë e thellë ekonomike. Vendi nuk prodhonte mjaftueshëm dhe si rrjedhim u vendos regjimi i tollonave, që e kufizonte konsumin gjerësisht. Vendi ishte i izoluar jo vetëm ndaj vendeve perëndimore, por edhe atyre lindore. Udhëheqja komuniste nuk po zhvillonte reforma në ekonomi dhe nuk po ndërmerrte hapa për të lidhur marrëdhënie me vendet e huaja.
Në këto kushte u zhvillua revolucioni i studentëve që kërkonin ndryshime në çdo fushë të jetës. Më tej u krijua Partia Demokratike dhe u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste që nga viti 1946.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply