Mërgim Lushtaku
Një mërgimtar nga Kanadaja, Driloni, i ka shkruar një letër djalit të Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku i cili dje doli kundër djegies së flamurit të ISIS’it. Driloni e ka pyetur Lushtakun se pse kurrë nuk ka reaguar kundër prerjeve të kokave që po bëjnë barbarët e ISIS’it.
Më poshtë mund të lexoni e letrën e plotë.
Për Mërgim Lushtakun, Djalin e Sami Lushtakut
Nga Driloni (Drenas, Hamilton, Calgary CA)
Letër e hapur dhe e drejtpërdrejtë, pa frikë se policët kanadezë do më arrestojnë! Ka dashtë zoti, Kanadaja është vendi më liberal dhe demokratik në botë.
Nuk kam faj që Zoti s’ka dashur që vendet si Arabia e Siria të jenë si Kanadaja.
Mërgim, sa për fillim, po e nisi shumë thjeshtë, me fjalë shumë reale dhe të kapshme për ty, për mua dhe për çdo njeri tjetër. Mërgim, pasuria pa djersë, a është haram?
Kur t’i bësh pyetje një varfanjaku në Drenas, Skënderaj ose kudo në Kosovë, se sa bëjnë 1+1, ai s’do mend se mund të përgjigjet: 4 bukë. A thua pse Mërgim?
Mërgim, ti paske kundërshtuar djegien e flamurit të terroristëve të ISIS’it, sepse aty paska qenë e shkruar fjala ALLAH! Mërgim, pse kurrë nuk reagove kundër prerjeve të kokave që po e bëjnë ISIS’i?
Mërgim, ti kështu i thua vetes mysliman?
Ti kështu e do Zotin dhe mundohesh ta mbrosh emrin e tij?
Ju thoni se Kosova kurrë nuk do të bëhet Arabi, kurse natë e ditë punoni që ta instaloni SHERIATIN!
Mërgim, kur kam lindur unë, ndoshta e kam pasur shtratin e keq, pjatat e këqija, lodrat e këqija, por të gjitha ato i kam pasur hallall, aq ka pasur mundësi babai im! Po fëmijëria e juaj a ka qenë kështu, si e imja?! Vetëm bëhu real, të lutem!
Në Kanada kam ardhur që 3 vite; kam jetë normale; gjithçka që prek dhe që kam në banesën time, e kam hallall, e kam blerë vetë! Mund ta mbulojnë merimangat, se ndoshta gruaja ime nuk e ka shumë në qejf ose nuk është e përkryer në mirëmbajtjen e gjërave që kam, mundet ta mbulojë edhe zdrala ndonjë gjë, por HARAM nuk mund të ketë kurrgjë në banesën time, ne trupin tim, të gruas time e po ashtu as edhe në trupin e dy fëmijëve, djemve që i kam!
Mërgim, mysliman jam! Sa isha atje e kam mbajtur fenë një kohë! Kur kam ardhur këtu, shumë rrallë shkoj në xhami, shkaku se nuk kam kohë, sepse me dhembje shpine, ose pa dhembje shpine, mua me duhet të zgjohem në orën 5 të mëngjesit. Këtu është Kanada, dhe e bardha është e bardhë, e zeza – e zezë! Po flasim për Kosovë! Pse vetëm njerëzit e kalibrit tënd, dyert i kanë hapur ku të shkojnë, dhe jo edhe të tjerët? Pse vetëm në Skënderaj dhe Drenas, ka ende taksi me furgon? Bëhu real dhe pranoje se është shkaku i skamjes që i ka kapluar njerëzit.
Mërgim, ky islami i ri që ju dhe shokët tuaj janë duke e praktikuar, thotë “merre çikën e hallës për grua; merre qikën e tezes për grua…”, kjo për ta është e pranueshme!!!
Besoj që në bankë, ke goxha qarkullim parash dhe merr viza për Europë kur të duash! Ik, shko pak në Freiburg të Gjermanisë dhe shikoji arabët që martohen me gjak të vetin, ku secili fëmijën e parë dhe të dytë e ka sakat.
Mërgim, fqinjët e mi këtu në Kanada, krejt ajo çka thonë për mua është: “Është njeri i mirë. Ai shqiptari më ka ndihmuar shumë herë qe ta heq borën pranë banesës, në Kosovë, thonë se paska ardhur Driloni… ose Heee shkoi në Kanada, e humbi veten për një jetë më të mirë…, sa ka qenë në Kosovë, kurrkush nuk mund ta thotë një fjalë të keqe për të e as për familjen e tij, po për ty dhe familjen tënde, çka thonë Mërgim?!!!
Mërgim, në një koment shkrove, se ke çka t’i thuash Zotit! Këtu të kuptoj plotësisht, se ti me të vërtetë ke çka t’i thuash Zotit!
Mërgim, këtu ku unë jetoj, jam i barabartë me te gjithë! Fqinjët e mi nuk kanë frikë nga unë! Ata kanë të drejtat ashtu siç i kam unë! Kur unë kaloj rrugës, të gjithë i shikoj lirshëm, ashtu më shikojnë ata mua, dhe jo si ti, qe sytë i lëshojnë drejt teje vetëm pasi te ua kthesh shpinën!
Mërgim, a nuk është shumë më e drejtë te Zoti, që ta ngritësh zërin, për fëmijët e sëmurë, të cilët për shkak të mungesës së parasë, u kushton jeta!
Mërgim, a nuk të vret realiteti, ku njerëzit rrezikojnë jetën e tyre për te siguruar kafshatën e gojës?! Mua ma merr mendja se ti për këto gjëra as që je lodhur e as lodhesh ndonjëherë.
Mbase jeni edhe ju i të njëjtit mendim se secili që nuk është mysliman, është QAFIR ( KUFAR ), pse?? Ti si mysliman i fortë, lejon që babai yt, Sami Lushtaku, mbrojtjen t’i ketë JAHUDI!! Apo ndoshta, kjo pune, s’ka rëndësi për ty, sikurse gjërat e kota, sepse aty ku ty te bie mirë, HARAMI ESHTE HALLALL! Logjika juaj thotë se një jahudi nuk ia do të mirën një myslimani, edhe nëse ajo bëhet për para.
Ti, unë dhe asnjë shqiptar, nuk mund të bëhet më shumë mysliman se arabët, sepse kjo fe e ka origjinën nga Arabia, dhe për ne është e blerë! Deri dje nuk kemi qenë myslimanë, ju e dini shume mire! Ti i do arabët, sepse të japin Hurme dhe Serbisë i Japin Miliardat; ti i do arabët edhe pse në kohën kur Kosova ishte në luftë, ata i thoshin Serbisë, vetëm vazhdo, Kosova është pjesë e juaja; ti i do turqit edhe pse – për shkak se nuk e ke pasur fenë siç e kanë pasur ata – të kanë mbytur, të kanë lënë pa shkollë, të kanë shkelur shumë të drejta të tjera.
Ti, nuk e do Amerikën, edhe pse falë Zotit dhe saj, ekziston si shtet dhe jeton si King; Ti nuk e do Izraelin, sepse ata kanë dhënë të holla me thasë për Kosovën.
Mërgim, feja është personale, mbase po bën shumë zhurmë për diçka personale, atëherë fillo e tregona pasurinë tënde, si e ke arritur, që edhe të tjerët të bëhen të tillë si ju!
MËRGIM, TREGOJU SHOKËVE TU, SE UA KALLI ATË ZILI, KUR JU GJUJ ME DREJTËSI.
GJITHMONË SHQIPTAR, FEJA MYSLIMAN, PO KURRË NUK DO JETË MBI KOMBIN, SEPSE ËSHTË PERSONALE, E KOMBI ËSHTË I KREJT SHQIPEVE ANEKËND BOTËS.
© 2014, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply