Babai më tha: Jetën tënde do ia fali Kosovës
Adem Lushaj
Unë Artan Mani lindur dhe rritur ne Koplik te Malësisë së Madhe. Duke u nisur nga edukata dhe morali i atdhedashurisë, po rrëfej shkurt një realitet ku siç e thashë me lart do të doja nga secili një mendim.
Në Majin e vitit 98, babai im i ndjerë, duke e pasur krijimtarinë e tij artistike-rapsodike, të mbi 60 përqind për Kosovën, një dit pasdite me thërret në bahçen e shtëpisë tonë dhe duke parë lajmet në RTSH, me lot në sy më thotë: “Artan, a je ai Burri që ti jetën tënde ma kishe fal mua, ndërsa Unë, jetën tënde do ia fali Kosovës.
Për momentin mbeta i habitur. Dhe iu drejtova seriozisht e ke ? Ai me tha po seriozisht e kam.
Dhe pa as një lloj kundërshtimi i thash qe prej ditës te se nesërmes jam i gatshëm.
Te nesërmen mëngjes herët as një pjesëtar i Familjes nuk e dinin se ku po shkoja unë.
Ato mendonin qe unë po emigroja drejt Shtetit fqinje Greqisë. Lash Babën Nënën Motrën dhe ish Bashkëshorten 2 muaj ne shtatzëni. Tek porta e derës se jashtme mora ti jepja dorën e te përqafoheshim Babi si me gjysme zëri dhe i përlotur me tha.
Dëgjo bir dy fjalë. E para nuk je duke shkuar në Darsëm, por je duke shkuar në luftë të vërtet ku po derdhet gjaku jone, po vriten dhe dëbohen Vëllezërit dhe Motrat tona.
Unë iu përgjigjem po e di. E dyta nëse ti vritesh dhe plumbi te kap pas shpine. Kurrë nuk kërkoj kufomën tënde qe ta bien ne Shqipëri si dhe duart e mia as një grusht dhe nuk do ta qesin mbi kufomën tanë.
sali mani
Dhe e treta nëse plumbin e merr aty ku duhet ku i ka marr patriotet dhe luftëtarët e vërtet. Ti do te jesh Engjëlli dhe krenaria ime. Erdhi momenti i ndarjes.
Të nesërmen në mëngjes arrij në Gllogjan, ku komandohej nga ish Komandanti i Rrafshit të Dukagjin, z. Ramush Haradinaj. Atje qëndrova derë me 29 gusht 1998.
Sot jam me dy hasmëri që çdo kujt mund ti ndodh. Tre Djemtë e mi ndodhen në qendrën e azilit në Magure të Lipjanit me gjitha racat e botës.
Nëna e tre Djemve kur mbërriti në Kosovë, në Shkurt të 2014, kontaktoj me z. Daut Haradinaj nëpërmes telefonit duke i thënë: “jam e reja e Sali Manit, bashkëshortja e Artanit që ka qenë në UÇK me Ju.
Përgjigja e z. Daut Haradinaj ishte: “skam se çfarë të bëj”.
Unë u lirova nga Burgu erdha në Kosovë, kontaktova me disa ish epror që mendova që i kisha miq dhe ish bashkëluftëtarë. Por këta, vetëm heshten. Nuk ju kërkova asgjë më shumë vetëm se një vend pune, asgjë tjetër. As kurrë që mora ndonjë përgjigje nga asnjëri.
E MERITOJA KËTË…?
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply