Tërnava, njëjtë sikurse Salihu, ka deklaruar se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese, ndërsa Sulltan Murati është çlirues i Kosovës.
“Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e Zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit Zot”, ka deklaruar Tërnava në ceremoninë e 626 vjetori të vdekjes së Sulltan Muratit l, në Betejën e Kosovës.
Në praninë e krerëve të lartë të shtetit turk në Kosovë, i pari i BIK-ut, ka thënë se kujtimi për Sulltan Muratin është obligim. Kjo ngase çliroi popullin nga okupatori sllav i ardhur nga malet e Rusisë për asimilim të shqiptarëve.
“Me ardhjen e Sulltan Muratit, zullumqari i quajtur Car Lazar u fshi nga faqja e dheut”, ka thënë Tërnava duke nënvizuar se për 500 vjet tjera shqiptarët e turqit bashkëjetuan e qeverisën bashkë këto troje.
Muaj më parë, vartësi i tij, Irfan Salihu, kishte deklaruar se historia e shqiptarëve është ndryshuar nga komunistët. Siç thoshte ai, turqit nuk kanë ardhur të pushtojnë shqiptarët, por për t’i çliruar ata nga serbët.
Pikërisht për këtë tentim ndryshimi të historisë, Tërnava shkarkoi nga detyra për një vit imamin Irfan Salihu.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply