Kryetari i Sindikatës së Bashkësisë Islame të Kosovës, Idriz Bilalli, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Myftiut të Kosovës Naim Tërnava, i cili ka deklaruar se Sulltan Murati I nuk ishte pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare.
Në një prononcim për ORAinfo, Bilalli ka thënë se Naim Ternava nuk ka lidhje me historinë islame e aq me pak me historinë kombëtare.
Sipas tij, Myftiu Tërnava shumë më mirë do të bënte nëse do të merrej me punët e brendshme të BIK-ut, të cilës sipas Bilalli, janë bërë lëmsh, sesa te jep deklarata ‘lajkatare dhe me peshë nga e kaluara historike’.
“Shumë me mirë do te ishte që ai te merret me punët e brendshme të BIK, te cilat i ka bërë lëmsh, sesa te jep deklarata lajkatare dhe me peshë nga e kaluara historike, për të cilën në rënd të parë janë kompetent historianët e vendit dhe kombit tonë”, ka thënë Bilalli.
Ai ka kërkuar largimin e Tërnavës nga pozita e Myftiut të Kosovës.
“Ne edhe para kësaj deklarate të Tërnavës kemi kërkuar kthjellje dhe largimin e tij nga pozita të cilën e ka uzurpuar padrejtësisht, në mënyrë që BIK te riorganizohet dhe të jetë në shërbim të fesë dhe vendit”, është shprehur Bilalli.
Nga ana tjetër, myftiu Naim Tërnava ka bërë disa deklarata fyese për historinë shqiptare, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës.
Tërnava, i cili përfaqëson besimtarët shqiptarë të Kosovës, ka folur në këtë ceremoni sikur të ishte përfaqësues otoman.
Sipas tij, Sulltan Murati I nuk është pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare.
“Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot”, ka deklaruar Tërnava. /ORAinfo/
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply