Një grua shqiptare ka vrarë veten në një hotel në Indi në zonën “Greater Kailash”, Kalashin e madh, ka deklaruar një nga punonjësit e policisë së zonës. Sipas agjencisë së lajmeve “moneycontrol.com”, në New Delhi, është gjetur e varur në dhomën e hotelit një grua me emrin Gledia Duro, vjeç 29 me kombësi shqiptare dhe e pajisur me një vizë turistike indiane.
Sipas njoftimeve, gruaja kishte shkuar bashkë me shokun e saj në Indi për të kaluar pushimet, një shtetas me kombësi ceke, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Shoku i saj është kthyer në dhomë pasi ka drekuar por nuk ka mundur të hapë derën e mbyllur nga viktima, ka njoftuar menjëherë stafin e hotelit të cilët kanë shkallmuar derën dhe kanë gjetur të varur në dhomë Gledia Duron, njofton policia lokale.
Nuk është gjetur asnjë shënim apo letër nga ana e shqiptares.
/moneycontrol.com/Shekulli Online/P.Sh./
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply