malli i dedikuar për tregun e Kosovës
Ekipet mobile të doganave të Maqedonisë kanë ndaluar dhe konfiskuar mallra nga
Mallrat e falsifikuar me brendet e njohura u gjetën në një furgon të tipit “Mercedes Benz” me targa të Bullgarisë, që ishte ndaluar në pikën kufitar Deve Bair mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Pas kontrollit të kryer në orët e para të mëngjesit u gjetën rreth 500 copë të mallrave të falsifikuara e emrat e kompanive NIke, Calvin Klein, Adidas, Puma, etj.
Malli i konfiskuasr është dorëzuar në magazinat e Doganës në Deve Bair dhe se është ngritur kallëzim penal. Shoferi i furgonit ka pranuar se malli ishte i dedikuar për tregun e Kosovës. Doganat theksuan se dokumentacioni për transportin e mallit nuk korrespondonte me mallin e ngarkuar në furgon. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply