Në nëntorin e vitit 1943, me urdhër të Mehmet Gradicës, Demir Ngucati nga Marina dhe Rifat Dakolli nga Rezalla, kishin vrarë në shtëpinë e tij në Skenderaj, Nikolla Gjillasin, vrasësin e Isa Boletinit. Për këtë vrasje, ata fillimisht janë dënuar me pushkatim, por shkalla e dytë ua ksihte ulur dënimet dhe derisa Demiri është mbytur me injeksion në burgun e Nishit, Dakolli ka mbajtur 12 vjet burg.Heroi kombëtar Isa Boletini, nuk ka shkuar gjakhumbur, siç zakonisht thuhet për ata që vriten e nuk u merret haku. Ishte Demir Ngucati nga Marina e Skenderajt, i cili në nëntorin e vitit 1943, 27 vjet pas vrasjes së Isa Boletinit në Podgoricë, ka nxjerrë gjakun.
Në të vërtetë, ishte Mehmet Gradica, ai i cili kishte kërkuar vullnetarë që të shkojnë e ta vrasin “çetnikun” Nikolla Gjillas, i cili jetonte qetë në një shtëpi në qytetin e Skenderajt, që asokohe njihej si Serbica.
“Pse po shkoni me ba luftë në Koloshin, këtu e kemi një çetnik të cilin duhet ta vrasim, e ai është Nikolla Gjillas, i cili po organizon grupe çetnike. Ne (Mehmeti me xhandarët e tij) nuk kemi mundësi ta vrasim, sepse atë po e mbron Xhafer Deva, me kërkesë të gjermanëve, por duhet këtë ta bëjë dikush nga civilët”, citon fjalët e Mehmet Gradicës, Jetullah Ngucati, tani 82-vjeç, i cili është nip i Demirit. Sipas tij, Demiri ishte paraqitur vullnetar dhe ai i kishte thënë Mehmet Gradicës: “Unë shkoj edhe e vras, nuk shkoj në Koloshin pa e vra Nikollën”. (Zëri)
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.
NË NËNTORIN E VITIT 1943, ME URDHËR TË MEHMET GRADICËS, DEMIR NGUCATI NGA MARINA DHE RIFAT DAKOLLI NGA REZALLA, KISHIN VRARË NË SHTËPINË E TIJ NË SKENDERAJ, NIKOLLA GJILLASIN, VRASËSIN E ISA BOLETINIT.

Në nëntorin e vitit 1943, me urdhër të Mehmet Gradicës, Demir Ngucati nga Marina dhe Rifat Dakolli nga Rezalla, kishin vrarë në shtëpinë e tij në Skenderaj, Nikolla Gjillasin, vrasësin e Isa Boletinit. Për këtë vrasje, ata fillimisht janë dënuar me pushkatim, por shkalla e dytë ua ksihte ulur dënimet dhe derisa Demiri është mbytur me injeksion në burgun e Nishit, Dakolli ka mbajtur 12 vjet burg.
Heroi kombëtar Isa Boletini, nuk ka shkuar gjakhumbur, siç zakonisht thuhet për ata që vriten e nuk u merret haku. Ishte Demir Ngucati nga Marina e Skenderajt, i cili në nëntorin e vitit 1943, 27 vjet pas vrasjes së Isa Boletinit në Podgoricë, ka nxjerrë gjakun.
Në të vërtetë, ishte Mehmet Gradica, ai i cili kishte kërkuar vullnetarë që të shkojnë e ta vrasin “çetnikun” Nikolla Gjillas, i cili jetonte qetë në një shtëpi në qytetin e Skenderajt, që asokohe njihej si Serbica.
“Pse po shkoni me ba luftë në Koloshin, këtu e kemi një çetnik të cilin duhet ta vrasim, e ai është Nikolla Gjillas, i cili po organizon grupe çetnike. Ne (Mehmeti me xhandarët e tij) nuk kemi mundësi ta vrasim, sepse atë po e mbron Xhafer Deva, me kërkesë të gjermanëve, por duhet këtë ta bëjë dikush nga civilët”, citon fjalët e Mehmet Gradicës, Jetullah Ngucati, tani 82-vjeç, i cili është nip i Demirit. Sipas tij, Demiri ishte paraqitur vullnetar dhe ai i kishte thënë Mehmet Gradicës: “Unë shkoj edhe e vras, nuk shkoj në Koloshin pa e vra Nikollën”. (Zëri)
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.
ME 28 NËNTOR ESHTRAT E ISA BOLETINIT PËRFUNDIMISHT DO TË PUSHOJNË ATY KU U LIND
Outlook.com – luigji_61@hotmail.com
Ministria e Kulturës bashkë me Komunën e Mitrovicës e familjen Boletini kanë vendosur që mbetjet mortore të heroit Isa Boletini të rivarrosen në fshatin Boletin të Mitrovicës më 28 nëntor të këtij viti.
Ky vendim është marrë pas një takimi të mbajtur në kabinetin e ministrit të Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit, Memli Krasniqi, ende pa u emëruar as anëtarët e Këshillit organizativ të ceremonisë. Një muaj para datës së përcaktuar s’ka as detaje për ceremoninë, ndonëse më herët ishte thënë se mbetjet mortore do të shëtisin nëpër trojet shqiptare.
Sipas komunikatës së MKRS-së, gjatë takimit të pasdites të së enjtes drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Arsim Gërxhaliu, ka paraqitur raportin për vërtetimin e autenticitetit të eshtrave të Boletimit që ishte vrarë në Mal të Zi në vitin 1916. Gazeta kishte raportuar qysh në qershor për këto rezultate.
“Sipas raportit të hartuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, nga 8 mbetje kockore të sjella nga Mali i Zi, përveç vërtetimit se një palë janë të Isa Boletinit, është theksuar në raport se një palë tjetër janë të Jonuz Ahmet Boletinit, ndërsa për 6 palë të tjera nuk është arritur të vërtetohet identiteti”, shkruan në komunikatën e MKRS-së.
Ndërsa ministri Krasniqi citohet të ketë thënë se duke e ditur simbolikën dhe kërkesën e familjarëve të Isa Boletinit, është vendosur që ceremonia të mbahet më datë 28 nëntor 2014.
“Gjithçka tjetër sa i përket ceremonisë do të vendoset në fillim të javës së ardhshme”, citohet të ketë thënë Krasniqi. Kush do të jenë anëtarët e Këshillit organizativ, si do të zhvillohet ceremonia, e sa do të kushtojë ajo janë çështje për të cilat MKRS-ja nuk ka pasur përgjigje të enjten.
“E kemi bërë me ministrin që deri pas së hënës të mos prononcohemi. Ata do të formojnë grupin punues mbarëkombëtar”, ka thënë stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini. Sipas tij Këshilli organizativ, siç e ka quajtur ai mbarëkombëtar, do të formohet javën që vjen. Boletini ka thënë se mbetjet mortore të heroit Isa Boletini do të shkojnë në Vlorë, Tiranë e më pas në Prishtinë për t’u rivarrosur në fshatin Boletin.
Qysh në shkurt të këtij viti gazeta kishte raportuar se përmes analizave të ADN-së ishte vërtetuar autenticiteti i eshtrave të Isa Boletinit në “Institut de medicine legal” në Strasburg të Francës. MKRS-ja në atë kohë nuk iu kishte besuar këtyre rezultateve, duke ngritur dyshimin se tri nga mbetjet mortore kishin dalë të jenë të femrave. Mendohej se Isa Boletini ishte zhvarrosur së bashku dy djemtë, dy nipa dhe tre bashkëluftëtarë.
Në qershor të këtij viti me analizat antropologjike apo klasike drejtori i DML-së, Arsim Gërxhaliu, dhe antropologia nga EULEX-i, Tarja Formisto, kishin rivërtetuar autenticitetin e mbetjeve të heroit Boletini. Isa Boletini ishte vrarë në Mal të Zi në janar të vitit 1916 nga xhandarët malazezë. Sipas disa versioneve thuhet se trupat ishin varrosur në Pobrezhje afër Podgoricës nga banorët lokalë. Aty qëndruan deri më 1998, përderisa përpjekje për t’i tërhequr ata ka pasur edhe më 1994.
Më 15 nëntor të vitit 1998 qe bërë zhvarrosja e trupave nga Mali i Zi, pasi siç thonë familjarët Isa kur ishte vrarë ishte me dy djemtë e tij, dy nipa dhe tre bashkëluftëtarë. Sipas Gazmend Boletinit, në atë kohë Muhamet Shukriu dhe një nip i familjes, Remzi Murati, kanë shkuar së bashku në Mal të Zi.
Atje i ka shoqëruar mulla Idriz Demiri, ish-kryetar i Bashkësisë Islame në Mal të Zi. Eshtrat ishin sjellë në Mitrovicë, ku i kishte pranuar mulla Osman Murati. Ky i fundit për 14 vjet i ka mbajtur në një vend sekret. Tek më 2011 e zbuloi vendin. Më 21 korrik të atij viti ia dorëzoi ato ish-kryetarit të Komunës, Avni Kastrati.
© 2014, SHQIPËRIA E BASHKUAR.
SHFLETIME HISTORIKE – PSE DHE SI U VRA ISA BOLETINI MË 23 JANAR 1916 NË PODGORICË? – NGA PROF. DR. HAKIF BAJRAMI
NJERIU MË I RREZIKSHËM PËR POLITIKËN PANSLLAVISTE
Isa Boletini akuzohej për vdekje, sepse më 1908 do të angazhohej me financat e tij të shumta, që të mbahet Kuvendi i Ferizajt dhe Kongresi i Manastirit, me moton se “Tash e tutje duhet të punojmë për Shqipni, duke e realizuar profecinë e ambasadorit të Ingliterës Goshen më 1880 në Stamboll kur thotë se: “Duhet të themelohet një Shqipëri, nga Selaniku e deri në Jeni Pazar”
PSE U VRA ISA BOLETINI
Më 1935 KOS, Qeveria e Mbretërisë Jugosllave dhe Klubi Kulturor serb në themelim do të bëjnë një rekapitullim lidhur me personalitet shqiptare, se cili është më i rrezikshmi për interesat e Jugosllavisë (lexo Serbisë). Në atë rekapitullim prej 764 faqesh (Uput za likvidaciju kaçaçkih banid dhe Uput za likuidaciju alabnskih prvaka), del se Isa Boletini në dokumente gjatë viteve 1881-1916 apostrofohet jo më pak se 8012 herë. Në vendin e dytë, del se ishte për politikën pansllaviste më i rrezikshëm Hasan Prishtina, i clili përmendet në 7005 herë në dokumente. Pas tij vjen Bajram Curri me 5011 herë. Në vendin e katërt pozicionohen Azem Bejta dhe klerikët arbër: Fan Noli dhe At Fishta me apostrofime deri në 2000 herë e kështu me radhë. Në këtë tubim politiko rreligjioz, referojnë patriku Gavrillo, paolitikani J. Magovqeviq dhe juristi S. Jovanoviq n` emër të Klubit Kulturor serb. Tubimi mbahet më 28 VI 1935 në Beograd. Aty shënohet edhe kjo fjali e dalur nga goja e Vasa Qubrilloviqit dhe Patrikut Gavrillo Dozhiq se: “Shqiptarët do të na akuzojnë për dy gjëra: Një, që nuk i kemi deportuar në Anadoll. Dy, që nuk i kemi konvertuar në religjionin e origjinës , në ortodoksi”.
Çka përmbajnë dokumentet serbe?
Tash duhet të përgjigjemi në pyetjen pse dhe si u vra Isa Boletini si personaliteti më i apostrofuar. Nga mija fakte që sjellin pansllavistët në Beograd do t` i veçojmë ato që janë më eklatante.
Në dokumente arsyetohet se:
1. Isa Boletini duhej të likuidohet sepse gjatë viteve 1881-1892 i ka ndihmuar mbi 200000 muhaxherë të Sanxhakut të Nishit me ushqim dhe ndërtim shtëpish.
2. Isa Boletini duhej të vritet sepse më 28 VI 1889 në Mitrovicë vritet një serb nga muhaxherët dhe valiu i Kosovës pastaj deklaron se: “Ju serbët jeni në besë të Isa Boletinit”.
3. Isa Boletini duhej të vritet sepse më 26.VI.1890 në Prishtinë vritet konsulli serb nga një muhaxhir me urdhër të Isa Boletinit.
4. Isa Boletini duhet të vritej sepse më 1897 në fshatin Strellc së bashku me Haxhi Zekën, e ftojnë parinë shqiptare që të rreshtohen politikisht kah Inglitera (Anglia) protestante. Ky rreshtim politik e solli parinë politike shqiptare deri te BESABESË e Pejës më 1899, ku Isa Boletini ishte një nga krerët kryesorë.
5. Isa Boletini dënohet me vdekje sepse më 1899 në emër të tij janë vrarë 132 serbë nëpër tërë Vilajetin e Kosovës. Për këtë akuzë Shqiptarët akuzohen në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë. Qeveria Osmane e themelon një komision ku janë edhe dy popa serbë. Komisioni pas hulumtimit detal nëpër lokalitete, vjen në përfundim se e tërë akuza është e fabrikuar. Gjykata e Hagës pastaj e nxjerr përfundimin: 132 akuza-132 rrenë serbe.
6. Isa Boletini dënohet me vdekje sepse më 1903 organizon vrasjen e konsullit rus në Mitrovicë (Shqerbinit).
7. Isa Boletini akuzohej për vdekje sepse më 1908 do të angazhohej me financat e tij të shumta që të mbahet Kuvendi i Ferizajt dhe Kongresi i Manastirit, me moton se “Tash e tutje duhet të punojmë për Shqipni, duke e realizuar profecinë e ambasadorit të Ingliterës Goshen më 1880 në Stamboll kur thotë se: “Duhet të themelohet një Shqipëri, nga Selaniku e deri në Jeni Pazar”.
8. Isa Boletini dënohej me vdekje sepse më 26 XII 1909 në Kullën historike të Hys Popovës vendos sipas kërkesës së Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës se në Vilajet duhet të fillojë Kryengritja: “Kur bjen dushku prej rremit” në stilin e Revolucionit Borgjez francez (14 korriku 1789 dhe Kamill Demullen). Siç dihet Kryengritja filloi në Kulinë në prill 1910 atëherë kur dushku i malit fillon të bjerë.
9. Isa Boletini duhet të vritet, sepse në Shkup, në gusht 1912 ishte kundër Delegacionit të Fuqive Evropiane (rusi dhe austriaku) të cilët e stopuan marshimin e shqiptarëve me kërcënim: “Çfarëdo rezultati të ketë lufta e juaj ndryshim të kufijve të Perandorisë Osmane nuk ka”.
10. Isa Boletini duhet të vritet sipas Beogradit, Peterburgut, Podgoricës dhe Parisit sepse më 18 tetor 1912 nga forcat e tij u likuidua një brigadë e Serbisë dhe 6 oficerë të lartë të fuqive evropiane si instruktor në Merdar të Llapit. Ai vend nga serbët edhe sot quhet “Prevar” , kinse shqiptarët kanë tradhtuar!!!
11. Isa Boletini duhet të likuidohej sepse është përkrahës dhe krahu më i fortë me kreshnikët e tij për Ismail Qemalin me rastin e Shpalljes së pavarë- sisë Shqipërisë në Vlorë më 28 XI 1912.
12. Isa Boletinit nga serbët nuk i falej për kërcënimet që i bënë përfaqësuesit diplomatik serb Ballug-gjiçit në Milano në prill 1913 në prani të Gjon Marka Gjonit se: “Derisa të jam gjallë nuk do të pajtohem me okupimin e çdo pëllëmbe të tokave shqiptare”.
13. Isa Boletini nuk i falet që me veshjen e tij, me deklarimet e tij ka bërë që të kuptohet kudo nëpër Evropë se deri ku shtrihen trojet e Shqipërisë duke thënë se “Nuk kam ardhë ta kërkojë Mitrovicën, por çdo pëllëmbë të tokave shqiptare të okupuara nga fqinjët”.
14. Isa Boletini duhet të ndëshkohet me vdekje, sepse i ndikuar nga Hasan Prishtina, së bashku me Bajram Currin dhe Elez Isufin veprojnë publikisht me ndihmën e austriakëve që ta themelojnë Frontin e Dytë kundër Serbisë më 1915 në sektorin: Dibër-Tetovë-Shkup-Prizren-Pejë- Rozhajë.
15. Isa Boletini duhet të likuidohet sipas politikës pansllaviste, sepse në mënyrë sistematike është skalitë nëpër gazeta në formë dhe pamje karikature: Duke i prerë me sharrë të gjithë ata pashallarë që e pengojnë themelimin e Shqipërisë autonome. Duke e prerë me sharrë princin serb Millan Obrenoviq që i spastroi viset e Sanxhakut të Nishit nga Shqiptarët, duke e prerë me sharrë Princin Nikollë Petroviq, sepse ia kishte aneksuar viset më të bikra bregdetare: Tivarin dhe Ulqinin: duke e prerë me sharrë Nikolla Pashiqin sepse e okupoi pjesën më të madhe të trojeve shqiptare, tërë Vilajetin e Kosovës dhe një pjesë të Vilajetit të Manastirit, duke e prerë me sharrë Valladan Gjorgjeviqin që bënte propagandë nëpër Evropë se “Shqiptarët kanë bisht”. Isa vizatohet duke u kërcënuar: “Me këtë kobure do ta ia vejë në ballë një vrimë Vlladanit dhe aty do t`ia nguli bishtin e tij të derrit”.
SI U VRA ISA BOLETINI?
Në fund Isa Boletinin e vranë në Podgoricë, pasi që u dorëzua në përfaqësinë Frënge. Prej aty ai do t’u dorë- zohet organeve malazeze dhe ata e vranë po atë ditë kur ushtritë e Vjenës hynë në Mitrovicë, më 23 janar 1916. Isa Boletini është dorëzuar organeve malazeze më 10 janar. Ai është vendosur në Shtabin e Ushtrisë malazeze dhe ndaj tij është caktuar roja. Isa thuhet në deklaratën e oficerit që e caktonte ROJEN është vendos në katin përdhes të Shtabit. Unë kam pasur urdhër që ai nuk guxon të dalë nga dera. Nëse provon të dalë, atëherë ta neutralizojmë duke e plagosë. Në një rrethanë të papritur kanë shkrep armët te ura dhe Isa Boletini ka provuar të dalë në ndihmë kreshnikëve të tij, por unë (P. M. Vojvodiq, oficer rezervë 1977) e kam plagosë duke e goditur në duar. Pas nja dhjetë minutave ka ardhur Baba i Millovan Gjillasit (Nikolla Gjillas) dhe ka shti pesë herë në të. Ai ia ka grabit Isës pushkën dhe revolet që i mbetën afër duarve. Unë shumë më vonë kam dëgjuar se kë e kam plagosur. Sot (1977) pendohem shumë se çfarë mëkati kam bërë. Po u rrëfehem se nuk jam fajtor. Unë kam qenë vetëm një oficer që zbaton urdhra. Urdhri ka ardhur nga lart. Këtë krim e kam kuptuar shumë më vonë. Fajtor është përfaqësia franceze, qeveria dhe mbreti i Malit të Zi.
Trimi kishte shumë armiq
E tërë kjo armiqësi ndaj kolosit shqiptar flet se edhe varri i tij tash e tutje: mendon, flet dhe vepron për t` i mbrojtur trojet stërgjyshore shqiptare. Ata që punuan në këtë drejtim, që më në fund eshtrat e Isa Boletinit të prehen në vendlindjen e tij, qofshin faqebardhë, sepse i kanë bërë një shërbim të madh kombit, Shqipërisë etnike. Po, Isa Boletini kishte armiq shumë, por ai fakt flet për përkushtimin e tij për atdheun ARBËROR. Po të ishte gjallë këtu sot Isa do të na thoshte: “Oj Kosovë oj tokë beku, ku gjallnue kanë 12 fise, E Shqipnisë ma e bukra hise. Gjithë për TY zemra më gufon, S`asht shqiptar ai që ty të harron”. Lavdi i qoftë atij dhe bashkëluftëtarëve të tij të ndritur.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.




Leave a Reply