Nga: Brilant Gashi
Nuk ka popull më gjentil se shqiptarët – George Fred Williams. Sigurisht që populli më gjentil në botë më saktë në Europë janë shqiptarët sepse gjuha jonë ka kaluar në breza dhe me këtë gjuhë kanë folur Aleksandri i Math, Akili, Homeri dhe shumë të tjerë, njerëz të lashtë të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në botë ose më saktë në historinë e botës.
Gjuha shqipe flitet kudo në botë, pa marrë parasysh se në cilat vende të botës, ajo flitet kudo sepse edhe në ato zona ka shqiptarë e atdhetarë të cilët japin mësim në gjuhën shqipe, shkruajnë shqip, vizatojnë shqip të gjitha këto gjëra i bëjnë në gjuhën e rrënjëve të tyre.
Por në këtë botë shqiptare patriotizmi është rritur shumë duke marrë parasysh se shqiptarët shumohen në të gjitha pjesët e botës dhe këtë patriotizëm shqiptarët mund ta bëjnë në mënyra të ndryshme.
Në botën shqiptare ka edhe patriotizëm fallco-shqiptarë d.m.th shqiptarët tregojnë patriotizëm fallco të kombit të tyre por a mund të jetë ky patriotizëm i madh në Shqipërinë Etnike ose nuk mund të jetë i zhvilluar fare ?
Për këtë pyetje përgjigjen e kam shumë të thjeshtë sepse patriotizmi fallco tek ne është shumë i madh dhe më duket se çdo ditë e më shumë është duke u shtuar.
Shqiptarët po bëhen patriotë por cfarë lloj patriotash ?
Fallco apo origjinal ?
Për këtë pyetje nuk kam përgjigje sepse është pyetje e vështirë për tu përgjegjur. Për mua shqiptarët janë duke u bërë patriota fallco sepse ata vetëm flasin e nuk veprojnë fare për atë se çfarë thonë dhe të bësh shqiponjën me dorë nuk do të thotë asgjë dhe ti nuk je patriot origjinal nëse e bën vetëm shqiponjën.
Patriotizmi i vërtet është që të shkollohesh dhe të mësosh. Ky është patriotizëm i vërtet sepse vetëm kështu mund që të kontribosh për atdheun tënd vetëm në këtë mënyrë. Të urresh shtetet armike nuk të bën patriot ose atdhetarë por të bën racist e ekstremist prandaj duajeni vendin tuaj dhe shkollohuni për Shqipërinë, ky është patriotizëm.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply