
Historia na ka afruar modelin ” Qyteti shteti” por dhe emrin e prijëses së shqiptarëve. Kjo simbolik shkon më se mirë për Tetovën.Këtë” qytet shtet” të kohës moderne, kthyer i tillë nga prijësja Teuta.
Dhe po ju japim tre arsyet:
Jeta kulturore në Tetovë
Jeta kulturore në ”Qytet Shtetin” e Tetovës është sa e larmishme aq dhe e admirueshme. Si në asnjë qytet tjeter ballkanik këtu gjen në cdo kohë dhe për cdo grupmoshë aktivitete kulturore.
Aktivitet kulturore janë tashmë të planifikuar dhe mundësia e argëtimit te qytetarëve është fantastike. Aktivietet kulturore e kanë kthyer Tetovën në një vend ku të rinjtë promovojnë vlerat e tyre.
Qyteti me axhendë diplomatike.
Vizitat e ambasadorëve dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkomtare në ”Qytet Shtetin e Tetovës” me prijësen Teute janë pothuajse të përjavshme .” Qytet shteti Tetovë” pret dhe informon për punët e bera, për projekte dhe për nisma të cilat duhen të realizohen .
Nuk mungojne dhe projektet e filluara dhe të financuara nga te huajt . Pra ”Qytet Shteti I Tetovës” ka gjithmonë miq dhe gjithmon fiton njohje të reja, mundësi më të mëdha për të thithur investime të huaja dhe për të shfrytëzuar potencialin vendor.
Takimet me qytetarët
Në” Qytet Shtetin e Tetovës” qytetaret apo më mirë me ata që kanë probleme dhe halle jane gjithmonë të mirepritur dhe kane një derë te hapur në bashkinë e Tetovës. Teuta dhe stafi i saj janë të angazhuar për të bërë detyren e ngarkuar dhe për të bëre më te miren për qytetin e tyre.
Alba-Dansk në Tetovë
Alba-Dansk e ka filluar tashmë rrugen e bashkepunimit me bashkinë e Tetovës në fushen e kulturës. Aty mundësitë janë të shumta dhe potenciali njerëzor është i të dyja palëve.
Sektori I Shtypit
Alba-Dansk


Leave a Reply